Champions League kthehet në fushë. Në harkun e tetë ditëve do të ndahen biletat për një vend në çerekfinale. Emocionet nisin me sfidën ndërmjet Manchester United dhe Realit të Madridit. Alex Ferguson e ka të qartë që nuk duhet të bëjë asnjë gabim. Barazimi 1-1 i ndeshjes së parë është një rezultat i çmuar, por asgjë nuk është e garantuar.
Anglezët kërkojnë të festojnë në “Old Trafford”, ku Ryan Giggs pritet të regjistrojë ndeshjen numër njëmijë me klubin.
Jose Mourinho është ai që do të luajë për maksimumin. Reali i tij vjen nga dy suksese përballë Barcelonës, por për të shpëtuar sezonin nuk mjafton vetëm finalja e Kupës së Mbretit. Kualifikimi në Champions është një detyrim. Madrilenët janë të detyruar të përcaktojnë ritmin në lojë, për të përmbysur rezultatin në favor të tyre.
Mou ka grumbulluar në skuadër kapitenin Iker Casillas, e madje spekulohet se ai mund të luajë si titullar në portë. Mourinho nuk ka fituar kurrë një ndeshje të Champions-it në fushën e Manchester United. Por, statistikat e avantazhojnë me Ferguson përballë të cilit ka humbur vetëm 2 në 15 ndeshje.
Leave a comment