Roma ia ka arritur të dalë me fitore në transfertën azere duke mposhtur Qarabag-un e Ansi Agollit me rezultatin 1-2. Verdhekuqtë italian pas sfidës së parë të përfunduar pa gola me Atletico Madrid ia kanë arritur të marrin 3 pikët e para në Grupin C.
Të 3 golat e këtij takimi janë shënuar në 28-të minutat e para. Greku Manolas zhbllokoi shifrat në minutën e 7-të ndërsa Dzeko në të 15-ën dyfishoi shifrat duke krijuar iluzionin e një fitoreje të thellë. Megjithatë Qarabag do të shkurtonte diferencat në pjesën e parë me autor Pedro Henrique duke rihapur edhe njëherë takimin.
Pavarësisht se pati edhe mjaf lojë, këto shifra mbetet të stampuara deri në fund të takimit.Ndeshja tjetër e këtij grupi është Atletico Madrid – Chelsea që luhet në orën 20:45 në “Ëanda Metropolitano”. Londinezët e Conte-s në takimin e parë kundër Qarabag fituan 6-0 në “Stamford Bridge”.
