Champions League, gogla të nxehta për Skënderbeun

anazapta

Skënderbeu mund të ketë një short tepër të vështirë në Champions League, kompeticion ku merr pjesë për herë të tretë radhazi. Kampionët e Shqipërisë do të marrin pjesë nga turi i dytë, ndeshjet e të cilit luhen më 16/17 korrik dhe kthimi pas një jave. Korçarët janë në vazon e skuadrave me koeficient të ulët, çka do të thotë që duhet të kenë vërtet shumë fat për të “peshkuar” ndonjë të skuadër të kapërcyeshme nga vazoja tjetër. Midis goglave në vazon e skuadrave të kuotuara janë edhe dy ish-kampionë të Evropës, Sëlltik i Glasgout dhe Steaua e Bukureshtit, njëkohësisht kampione të vendeve të tyre në sezonin e fundit. Sëlltiku ka ardhur një herë në Shqipëri, më 1979, kur është mundur 0-1 nga Partizani. Në sezonin që sapo u mbyll, skuadra skoceze bëri bujë duke mundur Barcelonën në Glasgou, ndërkohë që edhe në “Camp Nou” u mund vetëm në minutën e fundit, megjithatë arriti të kualifikohej në turin tjetër, ku u eliminua nga Juventusi. Por nuk janë vetëm skocezët e rumunët kundërshtarë të frikshëm, pasi vazoja e rivalëve të mundshëm përmban disa të tillë. Skënderbeu do të ishte i lumtur ndoshta nëse shorti e vë përballë me kampionen e Lituanisë, Ekranas Panevezys, ose atë të Gjeorgjisë, Dinamo Tbilisi, ndërkohë që të tjerat janë më të vështira, përfshirë edhe moldaven Sherif Tiraspol, një skuadër që vazhdon ta rritë çdo vit koeficientin. BATE Borisov e Bjellorusisë, Viktoria Plzen e Çekisë, Legia Varshavë e Polonisë apo Dinamo e Zagrebit të Kroacisë do të ishin vërtet “klientë” të padëshiruar për skuadrën e Mirel Josës. Gjithsesi, gjithçka do të mësohet më 24 qershor, dita e hedhjes së shortit në Nion të Zvicrës.

 

 

Kundërshtarët e mundshëm 

BATE Borisov (Bjellorusi)

Sëlltik (Skoci)

Steaua Bukuresht (Rumani)

Viktoria Plzen (Çeki)

Dinamo Zagreb (Kroaci)

Partizan Beograd (Serbi)

Legia Varshavë (Poloni)

Sherif Tiraspol (Moldavi)

Maribor (Slloveni)

Slovan Bratislava (Sllovaki)

Elfsborg (Suedi)

Makabi Tel-Aviv (Izrael)

Molde (Norvegji)

HJK Helsinki (Finlandë)

Ekranas Panevezys (Lituani)

Neftchi Baku (Azerbajxhan)

Dinamo Tbilisi (Gjeorgji)

 

 

Share This Article
2 Comments
  • Kernackat amatore te Bodes
    kjo skuader mediokre e ministrise se financave
    dhe e evazoreve fiskale Zeqo dhe Takaj
    do SHPARRTALLOHET KEQAS
    me secilen nga skuadrat e mesiperme.
    Skenderbeu ka kundershtar tradicional POJANIN dhe MALIQIN.

    • U mata disa here qe a ja vlen ti pergjigjesh nje multi-injoranti si puna jote. Por thjesht po te them qe jane 3 (TRE) here kampion dhe sado ta mjegullosh me injorancen tende prape nuk justifikohet.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *