Champions League/ Kukësi njeh kundërshtarin e radhës, pritet derbi shqiptarësh

DITA Online

 

Pasi arriti siguroi një biletë për në raundin e dytë kualifikues të Champions League, Kukësi ka njohur dhe kundërshtarin e këtij raundi.

Bëhet fjalë për Qarabak e Azerbajxhanit që mori sonte një barazim 0-0 përballë Olimpik Ljubjanë, por që o mjaftoi për të kaluar në raundin tjetër, për shkak se në takimin  e parë kishte marrë një fitore minimale 1-0.

Kështu, në mesjavën e ardhshme, do të ketë dhe një derbi shqiptarësh, pasi siç dihet tashmë, tek Qarabak aktivizohet kapiteni i kombëtares shqiptare, Ansi Agolli që sot u aktivizua vetëm në fundin e takimit.

Përballja e parë do të luhet në “Loro Boriçi” më 24 korrik, ndërkohë që një javë më pas do të luhet takimi i kthimit.

a.s/dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *