Porto ka befasuar Bajernin duke e mposhtur 3-1 në ndeshjen e parë çerekfinale të zhvilluar në “Estadio do Dragao”, ndërsa Barcelona ka marrë një fitore 1-3 në Francë ndaj PSG.
Tre gabime të mbrojtësve të Bajernit janë shfrytëzuar më se miri nga lojtarët e Portos. Gjermanët u gjendën në disavantazh të dy golave që në 10 minutat e para, ku Quaresma realizoi dy herë. Portugezi ktheu në gol një 11-metërsh në minutën e 3-të, ndërsa 7 minuta më vonë e dërgoi sërish topin në portën e mbrojtur nga Manuel Neuer. Ndërkohë gjermanët reaguan duke ngushtuar diferencën e golave në minutën e 27-të me Thiago Alcantara. Pjesa e parë përfundoi me këtë rezultat. Në 45 minutat e dyta Bajerni ishte më superior, por vendasit më të rrezikshëm. Sulmuesi kryesor i Portos, Jackson Martinez, e mposhti për të tretën herë Neuer-in në minutën e 65-të.
Pavarësisht përpjekjeve të të besuarve të Guardiola-s për të shënuar sërish, rezultati mbeti i pandryshuar deri në fund të takimit, duke i minimizuar shanset e Bajernit për të qenë një nga 4 gjysmëfinalistët, megjithatë mbetet për t’u luajtur edhe një 90 minutësh për të vendosur ekipin e kualifikuar.
Në çerekfinalet tjetër të zhvilluar në “Parc des Princes”, mes vendasve të PSG dhe Barcelonës, u shënuan 4 gola, ku 3 nga të cilët u realizuan nga spanjollët.
Braziliani Neymar ishte autori i golit të vetëm të shënuan në pjesën e parë, në minutën e 18-të. Në pjesën e dytë, Luis Suarez realizoi dy herë në të 67-ën dhe 79-ën, duke e çuar rezultatin në 0-3. Vetëm 3 minuta më vonë, Gregory van der Wiel shënoi golin e vetëm për vendasit, për të cilët tashmë kualifikimi është një mision tejet i vështirë.
Ndeshjet e kthimit do të zhvillohen më 21 prill.

Neuer duhej nxjerr me kartone te kuq qe ne minuten e trete te takimit, mbrojtja e Bajernit ishte ku therret qameti.
…na ishte njehere Bajerni !!!
nojer eshte me pisi i pisave tek bajerni ,ku duhej nxjerre me karton te kuq urgjentisht .
ishte po ky kriminel qe duhej nxjerre po m ekarton te kuq per ate nderhyrje prej gladiatori dhe krimineli qe beri kunder higuainit ne ndeshjen finale te boterorit dhe qe duhej denuar me penallti .
nga ana tjeter ndjej gezim te brendshem qe te shkaterrohet bajerni dhe mire ta gjeje sepse hoqi nje burre te vertete dhe nje gjerman stoik dhe me shpirt si jup heinkesi dhe solli nje pufte ,nje mistrec dhe burracak te fshehur sikur guardiola .
nuk i shkon bajernit stili i demoduar tiki-taka ,por futbolli i tij qe i ka dhene bajernit aq suksese
ne se bajerni degjeneroi barcen 7-0 duke ja deklasuar tiki-taken ,ishte reali qe ja “”mori haken barces “” ,duke e turperuar guardiolen 5-0 ne te 2 takimet .
megjithate mendoj se bajerni me ndihmen e arbitrave do ta kaloje pengesen porto ,megjithese ne sfond une po shikoj fantazmen e madjerit .