Champions, Ronaldo: Real Madrid sërish kampion

Ornela

“Mbrojtja e titullit kampion është një sfidë për ne, Real Madrid ka shanse të mira për të fituar sërish. Do t’i marrim ndeshjet me radhë duke nisur nga faza e grupeve, por është e ndërlikuar. Të shohim se di do shkojnë gjerat por mendoj se është e mundur të fitojmë sërish”.

Cristiano Ronaldo është shfaqur i motivuar në vigjilje të sezonit të ri në Champions League. Reali i tij, kampion në fuqi, do ta nisë garën për mbrojtjen e titullit nga sfida e së mërkurën kundër Sporting, ish skuadra e tij:

“Do të jetë një sfidë e veçantë, kundër një skuadre të veçantë. Kisha dëshirë të përballesha sërish me Sporting pasi është një skuadër e mirë, me një trajner të mirë, për mua do të jetë një tjetër moment i veçantë në jetën time. Kam luajtur edhe më herët kundër Sporting në Champions League, edhe kundër Benfikës e Portos por të sfidoj Sportingun është gjithnjë një privilegj”.

Në fund ylli portugez kthehet pas në kohë duke komentuar sezonin e shkuar: “Ka qenë sezoni më i mirë në karrierën time. Pas fitova Champions League, të fitoje dhe Evropianin me përfaqësuesen e bëri sezonin e shkuar shumë special. Në nivel personal u shpalla golashënuesi më i mirë i Champions League, zhvillova gjithashtu një Evropian të mirë, ishte një sezon i shkëlqyer për mua”, theksoi Ronaldo.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *