Reali i Madridit ka shënuar një fitore mjaft të rëndësishme në ndeshjen e parë të Champions League ndaj një kundërshtari tepër të fortë si kryeqytetasit francezë të PSG.
Edhe pse shënuan të parët me anë të Rabiot, ishte portugezi Ronaldo, i cili tregoi se jo më kot ka fituar 5 “Topa të Artë”, duke përmbysur rezultatin me dy gola për kampionët në fuqi të Champions League.
Ndërkohë, 4 minuta nga fundi, Marcelo, hipotekon suksesin e Realit duke e vulosur në 3-1 rezultatin e ndeshjes së parë.
Megjithatë, duke parë që ka shënuar një gol në fushë kundërshtare, PSG ka ende shpresa dhe kualifikimi mbetet i hapur për t’u diskutuar në Francë.
e.k/dita

PSG e theu arbitri me nje penallti te qelbur, ndryshe nuk mund te behej. Reali edhe ne kampionat nuk fiton po nuk iu dha penallti.
Ne cdo pozicion qe jepen filmimet ne asnje rast nuk eshte penallti, kete e ka pare vetem gjyqtar cari i ndeshjes.
Borxh per tu lare…jo shume larg, ndeshja e kthimit nje 2:0 do flase qarte per PSG.
Jam me ty Fat man por per Ronalden paguajne kompanite e basteve , sallonet e bukurise e te tjera per kete by…q..e
No penallt , no gol , no fitore .
Sidoqofte tek PSG – ja po instalohet grupi i maskarenjve Braziliane me Neymarin , Alveshin , Silven e te tjere .
Trajneri pervecse eshte i pa afte teknikisht ai eshte dhe pa autoritet .