Juventus do të ketë një arsye me shumë për të kërkuar fitoren në ndeshjen e ardhshme që do të luajë në shtëpi kundër Olympiacos, e vlefshme për javën e dytë të Champions League.
Bardhezinjtë janë në kërkim të pikëve të para në Grupin D dhe, pas humbjes të pësuar në fushën e Barcelona-s, duan të përmirësojnë ecurinë e ndeshjeve të njëpasnjëshme të luajtura në shtëpi pa pësuar humbje në kompeticionin më të rëndësishëm europian. Deri tani, skuadra e Allegri-t ka marrë 20 rezultate pozitive të njëpasnjëshme në “Allianz Stadium”.
Mungon akoma shumë për të kapur majën e renditjes së skuadrave që mbajnë rekordin e numrit më të madh të ndeshjeve radhazi pa pësuar humbje në shtëpi, në Champions League.
Një renditje kjo që dominohet nga Bayern me 29 ndeshje pa humbje që nga 1998-a deri në 2002-in. Një periudhë gjatë së cilës bavarezët kanë arritur finalen në 1999-ën dhe kanë fituar Champions League në 2001-in.
Ndër të tjera, Bayern ka qenë skuadra e fundit që ka fituar në fushën e Juventus në 2003-it. Pas tyre vjen Arsenal me 24, United (23), Barcelona (22) dhe Chelsea (21). Pak jashtë “Top 5” është Juventus me 20 ndeshje të njëpasnjëshme pa pësuar humbje.
Skuadrat me më shumë ndeshje radhazi pa humbje në shtëpi
29 Bayern Munich 04/03/1998–02/04/2002
24 Arsenal 14/09/2004–15/04/2009
23 Manchester United 27/09/2005–03/11/2009
22 Barcelona 18/09/2013–12/09/2017
21 Chelsea 12/09/2006 –08/12/2009
21 Barcelona 24/11/2009–10/04/2013
21 Real Madrid 27/09/2011–09/12/2014
Për sa i takon numrit më të madh të ndeshjeve radhazi pa pësuar humbje, në shtëpi dhe në transfertë, kjo kategori dominohet nga Manchester United me 25 ndeshje nga 2007-a deri në 2009-ën. “Djajtë e Kuq” kanë fituar trofeun në 2008-ën (ashtu si në 1999-ën pas 16 ndeshjesh pa humbje).
Pas tyre vjen Ajax, Bayern dhe Barcelona, ndërsa janë shumë larg ekipet italiane. United është në avantazh edhe në kategorinë e skuadrave që kanë regjistruar numrin më të madh të ndeshjeve radhazi pa pësuar
humbje në transfertat e Champions League. 16 takime për anglezët, 2 më shumë se Ajax dhe më mirë se Barça, Real dhe Bayern Munich.
Ekipet me më shumë ndeshje radhazi pa humbje në shtëpi dhe transfertë
25 Manchester United 19/09/2007–05/05/2009
19 Ajax 14/09/1994–20/03/1996
19 Bayern Monaco 14/03/2001–02/04/2002
16 Barcelona 08/03/2011–03/04/2012
16 Manchester United 04/03/1998–29/09/1999 e 23/10/2001–23/10/2002
Ecuritë më të mira pa humbje në transfertë
16 Manchester United 19/09/2007–16/02/2010
14 Ajax 28/09/1994–19/03/1997
11 Barcellona 01/10/2008–31/03/2010
11 Real Madrid 28/09/2010–27/03/2012
10 Bayern Monaco 23/10/2012–01/04/2014
Ndërkohë, kategoria e skuadrave që kanë fituar numrin më të madh të ndeshjeve radhazi në Champions League kryesohet nga dyshja Bayern-Real Madrid. 10 fitore të njëpasnjëshme për dy armatat që kanë lënë mbrapa Barcelona-n dhe Borussia Dortmund.
Por Bayern kryeson në klasifikimin e ekipit që ka fituar më shumë ndeshje radhazi të Chamions-it në shtëpi: 16. Bayern është edhe skuadra më e mirë për numrin e fitoreve radhazi në transfertë, 7, po aq sa Ajaxi.
Rekordet e fitoreve radhazi në Champions
10 Bayern Monaco 02/04/2013–27/11/2013
10 Real Madrid 23/04/2014–18/02/2015
9 Barcellona 18/09/2002–18/02/2003 e 21/10/2014–06/05/2015
8 Borussia Dortmund 04/12/1996–01/10/1997
Rekord i fitoreve radhazi në shtëpi
16 Bayern Monaco 17/09/2014–15/02/2017
15 Barcellona 17/09/2014–08/03/2017
12 Manchester United 13/09/2006–29/04/2008
11 Real Madrid 03/04/2013–09/12/2014
10 Juventus 20/03/1996–10/12/1997
Rekordi i fitoreve radhazi në transfertë
7 Ajax 22/11/1995–19/03/1997
7 Bayern Monaco 19/02/2013–19/02/2014
6 Barcellona 12/04/2011–14/02/2012
6 Manchester United 15/04/2009–16/02/2010
5 Chelsea 16/09/2003– 06/04/2004
5 Real Madrid 29/04/2014–18/02/2015
