Champions, tifozët e Barcelonës përgatitin koreografinë spektakolare (Video)

J L

Të mërkurën në mbrëmje Barcelona do të presë Liverpoolin në “Camp Nou”, në sfidën e parë gjysmëfinale.

Përveç Valverdes dhe futbollistëve, një përgatitje mjaft speciale këtij takimi i kanë bërë edhe tifozët “blaugrana”, të cilët do të shpalosin një koreografi spektakolare mbrëmjen e të mërkurës, në stadiumin e tyre.

“Gati të ngjyrosim Europën”, do të jetë motoja e koreografisë, që do të shpaloset mbi një stadium të gjithin kuqeblu, si ngjyrat e skuadrës më të madhe të rajonit të Katalunjës në Spanjë.

Më poshtë është edhe videoja e koreografisë, e cila është shpërndarë nga klubi i Barcelonës në rrjetet sociale.

 

j.l./ dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *