Championsi mban Etrit Berishën te Lazio

Dita

Ka një sfidë mes Federico Marchettit dhe Etrit Berishës për vendin e titullarit te skuadra e Lazios. Mediat italiane raportojnë se “Gardiani” shqiptar kërkon më shumë hapësira në formacion dhe nuk pranon të konsiderohet vetëm për ndeshjet e Kupës së Italisë.

Trajneri i bardhekaltërve, Pioli, e vlerëson shumë numrin një të Kombëtares Shqiptare, por si zgjedhje të parë ka Marchettin. Në këto kushte, e ardhmja e 26-vjecarit kuqezi mbetet në dyshim, por situata mund të ndryshojë nëse Lazio do të kualifikohet për në fazën grupit të Championsit. Nëse kjo ndodh, Berisha do të ketë mundësi të luajë titullar përvecse në Kupën e Italisë edhe në kompeticion më të rëndësishëm europian për klube, që do të ishte një vitrinë për të spikatur në futbollin që vlen, raporton Supersport.

Gjatë dy sezoneve me Lazion, Berisha është aktivizuar në total në 40 ndeshje, 27 në Serinë A, 9 në Kupën e Italisë 4 në Europa League.

Share This Article
1 Comment
  • eshte nje nga 5 portieret me te mire te botes.
    asnje portier nuk del jashte zones se tij per te marre topin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *