Championsi i këtij viti më i miri në histori

anazapta

Në çerekfinalet e Ligës së Kampionëve janë kualifikuar për herë të parë të 8 skuadrat që fituan fazën e grupeve. Ndërkaq, gjashtë prej tyre e kanë fituar Championsin që më parë. Për herë të parë ndodh në Championsin e këtij formati. Tetë skuadrat e kualifikuara për në çerekfinale janë tetë fituesit e grupeve. Nuk pati asnjë të papritur, ndonëse Junajtid ishte pranë eleminimit.Bajerni, Barcelona, Reali, PSG, Atletiko, Çelsi, Dortmundi dhe Junajtid ishin të gjithë kampionë të grupeve, në ndeshjet që u luajtën nga shtatori deri në fillim të dhjetorit. Në prag të shortit çerekfinal, gjashtë nga 8 ekipet e kanë provuar që më parë fitoren e këtij trofeu. Reali mban rekordin me 9 tituj, Bajerni e ndjek me 5 dhe më pas Barcelona me 4 dhe Junajtid me 3. Vetëm Paris SG dhe Atletiko e Madridit nuk janë shpallur kurrë kampionë të Europës, ndonëse spanjollët kanë qenë deri në finale. Shorti do të jetë I hapur, pra pa kufizime. Mund të ndeshen skuadra të të njëjtit vend. I.K

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *