Pesë vjet më pas, katërmbëdhjetë persona kanë dalë në gjyq në Paris për përfshirjen e tyre të dyshuar në një seri sulmesh vdekjeprurëse terroriste në qytet, të cilat filluan në zyrat e revistës satirike franceze, “Charlie Hebdo” dhe përfunduan dy ditë më vonë në një supermarket.
Të dyshuarit akuzohen se kanë siguruar mbështetje logjistike për autorët e krimit – vëllezërit Said dhe Cherif Kouachi dhe bashkëpunëtorin e tyre, Amedy Coulibaly – dhe përballen me akuza për pjesëmarrje në një shoqatë kriminale terroriste.
Nëse dënohen, disa nga të pandehurit përballen me dënime deri në 20 vjet burg.
Të paktën një përballet me një dënim të mundshëm të përjetshëm. Njëmbëdhjetë nga të dyshuarit do të paraqiten në gjykatë – 10 prej tyre do të qëndrojnë pas xhamave anti-plumb.
a.t / dita
