“Charlie Hebdo” provokon sërish! Vesh gratë afgane me burka dhe me numrin e Mesit tek PSG

J L

“Charlie Hebdo”, revista e njohur satirike franceze i ka kushtuar një kopertinë të veçantë dhe shumë provokuese situatës në Afganistan.

Objekt i imazhit të vizatuar nga karikaturistët janë disa gra afgane të veshura me një burka të veçantë ku bie në sy emri i Leo Messit i cili sapo është zhvendosur në Paris.

“Talibanët janë më keq se sa mendojmë”, ky është titulli i kopertinës së Charlie Hebdo, por kjo ka ngjallur shumë reagime pasi nuk dihet kuptimi i vërtetë i tij.

A ka ndonjë lidhje mes talibanëve dhe botës së futbollit, apo mes Katarit dhe regjimit taliban?

Kjo pasi pronësia e Paris Saint-Germain i përket vendit në gadishullin Arabik që do të presë Kupën e Botës tjetër.

Për më tepër, presidenti i parizienëve, Nasser Al-Khelaïfi ka lidhje me familjen e Emirit të Katarit, i cili është burimi kryesor i financimit për kompaninë.

Charlie Hebdo (i njohur gjithashtu për sulmin terrorist të pësuar në 2015 në të cilin vdiqën 12 persona) me kopertinën donte të nënvizonte pikërisht akuzat që ngrihen kundër Katarit për financimin e terrorizmit islamik. / fanpage.it

j.l./ dita 

Share This Article
6 Comments
  • Asnje mylyman radikal nuk mund te vrase humorin satirik francez.
    Cfare ka ketu. Keto qeflesha jane, por i detyrojne qe te mbulohen.
    Jetoj ne Belgjik dhe kisha vajtur te blija dicka per veten time ne nje dyqan me te brendshme per gra. Po shihja per dicka normale, kur ne krah kisha nje grua te mbuluar. Vajti dhe bleu veshje nga ato me simboliket, sutjena te holla me tyl dhe tanga. Ah thashe me vehte, po kete xhyben perse e mban kjo apo si shenje “fanatizmi” te rreme!!!!

  • Po ato qe Bleu do tja tregoj vec t shoqit ne shpi kurse keto te tjerat I nxjerrin sheshit per ti pare te gjith

  • Nuk do shume mend per tu kuptuar:
    Islamizmi shume dimensional dhe shume milionesh,qe ka desantuar ne France me pashaporta franceze,per tere kohen ka realizuar gola(bomba),si ne trupin ashtu dhe ne shpirtin e shoqerise te kulturuar perendimore frenge,duke mbjelle shkaterrime te pa riparueshme.

  • Karikaturat e gazetes satirike me sa po shoh jane te pakuptimte.Jam kunder cdo tallje apo Ironie te cdo feje .Respekti s’duhet te jete i njeanshem.Bota eshte e hapur tashme me kufij te hapur dhe komshinj kemi Budiste,evrej,katolike,muslimane.Te respektojme njeri tjetrin.

    • Je gabim Rita!
      Te nje anshem jane ata qe predikojne fanatizmin islamik dhe nuk lejojne askend qe ti kritikoje,,kjo ka ndodhur shpesh me kete revisten satirike qe ka kulmuar me tmerre kundrejt po kesaj redaksie,,pra,eshte vete kjo ideologji ekstreme qe nuk pershtatet dot me civilizimin Europian!
      Kjo eshte e gjitha!!

  • Vasil sa vjet ke qe jeton ne Europe,nga komenti dukesh we je nga ata te socialit, meso gjuhen dhe kuptoje shoqerine perendimore se te del me mire.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *