Revista e famshme satirike “Charlie Hebdo” shpjegon se cila ishte ideja e karikaturave mbi imazhin e fëmijës së mbytur sirian që shkaktuan indinjatë në shoqëri.
“Pamja tragjike e vogëlushit Aylan (fëmijës sirian të mbytur në brigjet e Turqisë) u shndërrua në një simbol i situatës së vështirë që po kalojnë refugjatët aktualisht”, shkroi një përfaqësues i revistës për LifeNews.
Charlie Hebdo pohon se karikaturat e tij denoncojnë atë që denoncojnë të gjitha mediat “mungesën e aksionit nga ana e Europës, trafikun human të organizuar nga kontrabandistët dhe ferrin që emigrantët po kalojnë”
“Duhet të mësojmë të interpretojmë një vizatim. Pikërisht kjo injorancë çoi në vrasjen e miqve tanë të redaksisë”, thekson përfaqësuesja duke shtuar se gjithmonë kanë mbështetur “barazinë dhe emigrantët e paligjshëm dhe ka luftuar kundër racizmit dhe diskriminimit”.
Një nga karikaturat e publikuara nga Cherlie Hebdo tregon një vizatim të Aylan Kurdi me tekstin “shumë pranë qëllimit” duke iu referuar një fushatë publicitare të Mc Donald’ pranë një kufome ku mund të lexohet “promocion, dt meny fëmijësh me çmimin e njërit”.
Në karikaturën tjetër të titulluar “prova që Europa është e krishterë” shfaqet një personazh që përfaqëson Jezusin duke ecur mbi ujë së bashku me një fëmijë me kokën nën ujë. “Të krishterët ecin mbi ujë, fëmijët myslimanë fundosen”, thuhet në tekst. /DITA

ORE JUVE JU PASKAN DHENE HAKEN.
Bukur Charllie Hebdo.
Nje mesazh kuptimplote qe transmetohet me tekst dhe imazh.
Ka shume nga ata qe pa e lexuar dhe pare, nxitojne te bejne verejtje dhe kritika.
une them qe eshte shume kuptimplote, vetem qorrat nuk shikojne sarkazmen qe I bejne perendimit keto karrikatura
gazeta patjeter qe duhet te marri pergjegjesi morale me qendrimin ndaj problemeve qe ka sot bota, dhe plaga e emigracionit nuk mund te lihet ne harrese nga nje gazete prestigjioze si Charlie hebdo
Po dhe mua me pelqen, ironi e holle per Europen. Te gjithe qe e kane kuptuar ndryshe duhet te shofin veten ne pasqyre dhe te kuptojne se kane nje nivel inteligjence te ulet.