Aktori Charlie Sheen ka përfunduar sërisht në telashe. Kësaj herë një përgjim telefonik e përfshin në një çështje ku ylli i “Two and a Half Men”, kishte pajtuar një vrasës me pagesë për të eleminuar ish-të dashurën, Sottine Ross, e cila e ka akuzuar se ka abuzuar me të fizikisht dhe mendërisht dhe se nuk i ka thënë që është i prekur nga Hiv.
“Duhet të varroset. Jam i gatshëm të paguaj 20 mijë dollarë për ta vrarë”, thuhet se kanë qenë fjalët e Sheen në telefon, sipas faqes Variety.
Ndërkohë që një tjetër përgjim hedh dritë dhe mbi faktin se ai, nuk u tregonte partnereve seksuale që ishte i sëmurë me AIDS. “Përse nuk ma ke thënë”, e pyet një grua në telefon. “Sepse nuk është çështje që të takon”, i përgjigjet aktori.
Aktualisht përgjimet janë në dosjen hetimore të policisë së Los Angeles, që më datë 31 Mars ka hapur një hetim penal ndaj ylli të Hollywood-it, duke marrë ndaj këtij të fundit dhe një mandat kontrrolli.
Në viti 2009 Sheen është arrestuar nën akuzën për dhunë, pas denoncimit të ish-bashkëshortes Brooke Mueller. Në vitin 2010 u shpall fajtor dhe për kete krim kaloi 30 ditë në një qendër rehabilitimi në Kaliforni.
