Che figuraccia, Renzi! (VIDEO)

redaktor

Che figuraccia… do thoshin vetë italianët.

Sjellja e kryeministrit italian në Parlamentin Europian është vërtet e paprecedentë.

Në fillim vonohet në takimin me presidentin Martin Shultz, më pas një bisedë e gjatë në telefon ndërkohë që në dyert e zyrave të PE Shultz dhe zyrtarët e tjerë e presin.

Pastaj një tjetër shkëputje për të bërë një …selfie (!)

Por kulmi vjen në konferencën për media. Ndërkohë që Shultz flet, Renzi është totalisht i shpërqëndruar, i hapet goja dhe sheh vazhdimisht telefonin.

Nuk ka as kufje në vesh madje në fund kuptohet që nuk ka marrë vesh asgjë nga ato që janë thënë.

Shikoni këtë video të Canal Plus ku gazetari që drejton emisionin shumë të ndjekur “Le Petit Journal” ironizon Renzin bashkë me të ftuarin e tij. Pikërisht presidentin e Parlamentit Europian socialistin gjerman Martin Schulz. Që kësaj here qesh.

Ndiqni videon. Edhe ata që nuk kuptojnë frëngjisht do ta kenë të lehtë të kuptojnë atë që ka ndodhur

Share This Article
3 Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *