Ministria e Shëndetësisë, pasi ka përgatitur pyetjet për testimin e infermierëve, i ka publikuar më pas në faqen e saj në internet. Edhe pse mjekët kanë filluar një valë protestash, ministria duket se është e vendosur për ta çuar deri në fund planin e saj në lidhje me testimin e bluzave të bardha.
Ndërsa i hedh një sy testit, në mes tyre gjen edhe pyetje që mund të duken qesharake, por më pas, mendohesh: Mos vallë duhen kështu dhe ne që nuk jemi profesionistë nuk i dimë…?! Por kur këtë fakt e denoncojnë mjekët vetë, atëherë këtu ka diçka që nuk shkon.
Njëra prej tyre, e cila kohët e fundit reagon sa herë ka ndonjë lajm të tillë dhe jo vetëm lajm, por edhe kur mendon se ka ndonjë gjë që nuk shkon në sistemin shëndetësor, është Anika Dokle, mjeke gjinekologe në spitalin “Koço Gliozheni”, vajza e deputetit Namik Dokle.
Pasi ka publikuar njërën prej pyetjeve që ajo e quan “Fond gallatash”, Dokle shton se mjekët nuk i tremben testimit, pasi vite të tëra kanë studiuar dhe kanë kaluar në duar me qindra studentë. “Mjekët i tremben marrëzisë së testuesit dhe pyetjeve të tilla”, ka thënë Dokle.
Probleme me bazat ligjore
Më tej, në një shënim të sajin ajo sqaron disa pika që i konsideron problem. “Aktualisht ka një bazë ligjore të qartë për Kurrikulat e Edukimit në Vazhdim. Pa u shfuqizuar kjo bazë ligjore nuk mund të ndërmerren iniciativa të tjera”. Sipas gjinekologes, ka një terr informativ që e shoqëron testimin dhe qëllimin e tij, të cilin ajo e quan pjellë e histerisë kolektive.
“Thellohet hendeku mjek-pacient, një raport ky që ndër dekada, me shumë mund dhe përpjekje është ruajtur. Me qindra jetë njerëzish të shpëtuara, me qindra sëmundje të shëruara. Këtë e dëshmon radha e gjatë e pacientëve nëpër spitale. Pra, nuk është se mungon besimi!! Dështimet në mjekësi janë komplekse dhe varen më së shumti nga politikat menaxheriale (mund të jap shembuj pa fund)”, sqaron mjekja në shënimin e saj.
Pika tjetër ku ajo ndalet është fakti se, sipas saj nxit “hordhinë” e injorantëve që mund të shkruajnë dhe thonë çfarë t’u teket për mjekët, edhe pse në shtëpitë e tyre rrahin gratë, përdhunojnë bijat, therin nënat dhe baballarët, vriten për një vijë uji, vjedhin komshiun, vrasin vajzën pse përshëndet tek gardhi i shtëpisë një djalë… Këta e duan mjekun e mirë? Jo mor shokë jo! Këta duan “varfëri” dhe “destabilitet” si në shtëpitë e tyre”.
“Check-up” për të gjithë!
Ndërsa në këtë paragraf ajo sqaron se, përse, sipas saj, shefat dhe pedagogët janë fajtorë për këtë zullum të madh që e ka emrin shëndetësi. “Është diskriminues dhe i pabarabartë. Përjashton shefat dhe pedagogët, të cilët sido që t’i shohësh janë bashkëfajtorë në këtë “zullumin” e madh me emrin Shëndetësi. Janë ata që ndër vite kanë kaluar nëpër duar studentë, specializantë, mjekë specialistë, doktorantë etj. Janë ata që ndër vite, në cilësinë e

kryetarëve të shoqatave të ndryshme të profesionistëve, kanë kredituar edhe formalisht bluzat e bardha. Pse ta kenë bërë vallë? Duhen testuar dhe ata për praktikat klinike, se ndodh shpesh që shefat “konjukturalë” të bëjnë më shumë gabime mjekësore se mjekët e tjerë. Tjetër. Po mjekët e spitaleve private a do të testohen?”- pyet Dokle.
Po ashtu, sipas gjinekologes: “Mungon transparenca sa i takon faturës financiare. Sa i ka kushtuar një mjeku procesi i kreditimit në 5 vjet dhe për çfarë i ka shërbyer? Sa do të kushtojë testimi?
Më e rëndësishmja, në këndvështrimin tim, ka lëkundur njëherë e përgjithmonë besimin se SHENDETËSINË mund ta drejtojnë njerëz të mençur, me integritet dhe me ndjeshmërinë e një lideri normal, të aftë për të dëgjuar (minimalisht) të gjitha palët e përfshira në proces”. Anika e mbyll mendimin e saj me një ton më të ashpër “ …Dhe ju dritëshkurtërve që mendoni se mjekët tremben prej testimit!! Jo, mor jo! ‘Tremben” prej marrëzisë së testuesit! Shumë shpejt është radha juaj!! “Check-up” për të gjithë!!”
Reagimi i Ministrisë
Është në të drejtën e gjithkujt ta kthejë në qesharake çdo përpjekje serioze që bëhet në Ministrinë e Shëndetësisë
Në këtë situatë, Dita kontaktoi me këshilltarin për Media të Ministrit të Shëndetësisë, Thanas Goga, dhe i kërkoi një sqarim: “Kjo puna e pyetjeve për testimin që do u bëhet infermierëve në vendin tonë është përhapur gjithandej në rrjetet sociale dhe portalet informative. Pyetjet konsiderohen si qesharake, ka këtu edhe mjekë që i kanë quajtur të tilla. Nga ana tjetër, ishin me shumë gabime (ortografike)! Por, ato pyetje ishin te kolona e stresit, alternativat edhe mund të qëndrojnë…. A keni ju një reagim, për këtë valë që është përhapur?”.
Goga nuk nguroi të na sqaronte si më poshtë:
“E para, deri tani ka dalë vetëm fondi i pyetjeve lidhur me procesin e vlerësimit të njohurive dhe aftësive të personelit infermieror në sistemin e kujdesit shëndetësor.
E dyta, çdo pyetje është marrë nga libri “Bazat e Infermierisë” dhe një pjesë e pyetjeve shtesë janë shqipërime nga literatura përkatëse.
E treta, çdo pyetje në këtë fond është hartuar nga komisioni i ngritur për këtë qëllim, i cili përbëhet nga profesionistët e fushës, nga mjekë, Fakulteti i Shkencave Teknike Mjekësore dhe specialistë të tjerë, përfshirë kryeinfermieret.
Është në të drejtën e gjithkujt ta kthejë në qesharake çdo përpjekje serioze që bëhet në Ministrinë e Shëndetësisë, por unë s’gjej asgjë qesharake aty.
E pesta, për sa u përket gabimeve ortografike, sigurisht që në 500 a më shumë pyetje, mund të ketë dhe pasaktësi gramatikore apo ortografike, që s’e hedhin kurrë poshtë punën e përkushtuar të specialistëve që po e përgatisin këtë proces”.

Vetem nje pyetje per ministrin:sa i kushtojne buxhetit te Shendetsise keto copy-past te librit bazat e infirmierise edhe a ia vlen te shpenzojme gjithe keto pare kot?
Te testohen mjeket! Populli duhet te dije se kujt ti besoje dhe jo mjekeve te universiteteve te Berishes me diploma te blera! Neqoftese mjeket e e quajne veten mbi ose jashte sistemit kjo eshte puna e tyre!
Ik o Thanas mos na hap barkun, te kane hedhur nje kocke dhe po ben cmos ta lepish. Ik te ltm mos mbro kete kelliren Beqen me paaftesine e tij se nuk e ka tegjate, aq me pak dhe ti. Ka ardhur koha qe kellirave sdi Beqja ti themi te paafte dhe pike. keta po marri me qafe edhe qeverisjen e majte. shikoni ca ben Likja me LSI ka dale kunder testit dhe po merr mbeshtetjen e mjekeve, infermiereve dhe familjareve te tyyre qe jane te trembur nga frika se neser pas ketij testi do te mbeten pa pune dhe pa buke.
Kjo qe po ben Beqja dhe buqjet e paafte ne krye te shendetesise eshte njeposhtersi dhe kur nuk i bie dot gomarit i bie samarit.
nuk jam dakord me gjerat qe ben Ministri i famshem i shendetesise, madje mendoj se duhet te dorehiqet dhe ti nenshtrohet hetimit per disa akuza qe i behen. megjithate, logjika e kesaj vajzes se Dokles me le me goje hapur!! “rradhe te medha pacientesh” thote Anika dhe kjo tregon besimin te mjeket sipas saj!!!!!! po ku mund te kurohen tjeter keta njerez te gjore, shumica e te cileve zhvaten mire ndersa bejne ate rradhe?? ka kaluar koha kur te sheronte magjistari i fshatit o Anikaaaa! eshte e tmerrshme qe nje intelektuale ben kete arsyetim! pastaj vijon….”ata qe ofendojne mjeket, vrasin grate, perdhunojne femijet etj etj”!!!! a eshte kjo akuze per gjithe shqiptaret qe ankohen per mjeket??!! si mund t’ja lejoje vetes te shprehet keshtu kjo mjeke?? atehere prandaj i rrjepin njerezit neper spitale, sepse i shohin si persona te devijuar menderisht?? nuk i ben nder kjo menyre te menduari kesaj vajzes se Dokles qe mesa duket nga brockullat qe thote, e paska marre nje ndihme te “vogel” per tu bere mjeke, per te marre specializimin dhe ne fund per tu “rregulluar” me pune ne mes te Tiranes! kete e them duke u nisur nga fuqia e argumentimit qe ben, jo se e paragjykoj se eshte e bija e babit! une them me mire denonco marrezite e Ministrit, por leri komentet se eshte e turpshme cfare nxjerr nga mendja e nga goja.
po problemi qe njerezit zhvaten mire e qe bejne radhe nuk e krijojne mjeket..e krijon sistemi dhe kete sistem e ka krijuar politika.mjeku ka nevoje te kete kushtet minimale per te ushtruar profesionin e vet.e nuk po flas per rrogen qe eshte miserabel..por per kushtet e punes..veglat ambjentin igjenen..dhe sidomos qetesine..mjeku duhet te ndihet i stimuluar,edhe nga ana financiare se nese te tjeret dalin ne pune 24 vjec mjeku del 30 e ca vjec e 7-8 vjet me vone duhet te kete nje lloj diferencimi ne rroge,pa permendur mundin dhe shpenzimin finanziar qe ka investuar per tu bere mjek.reforma nuk niset nga testimi i leshit qe bejne keta qe hajde mere vesh ti pse ebejne po niset duke bere reforme totale ne shkollen e mjeksis se ata qe vene e specializohen nuk arrijne te bejne nje nderhyrje se e tille eshte shkolla shqiptare…ete tjetra e te tjera..ka argumenta qe skane te mbaruar..po reforma qe bejne keta te beqes e te rames se eshte ai qe i lejojne te bejne nga keto gafa eshte se mundohen ta kapin problemin nga bishti e jo nga koka..kush i vuan? pazienti prap.se dhe ata qe do vene pas testimit nje mut do jene
mjeket nga figura me e paster qe duhet te ishte dhe ashtu sic konsiderohet ne vendet europiane, ne shqiperi eshte kthyer prej vitit 92 figura me e piset, Kujt i vjen gjynah per testimin e mjekeve te shkoj te vizitohet njeher ne spital dhe flasim pastaj…
Per Z. Goga, ne lidhje me piken e peste, kam nje koment: DERDIMEN! Keta tipa, tolerant ndaj gabimeve jo se jane njerez te ndjeshem por se vetem te kjo tolerance gjejne strofkull per inkompetencen e tyre dhe DERDIMENEVE te tjeter qe mbajne rrotull, e kane katandisur kete vend qe s’ke ku ta kapesh me.
Ministria, qe justifikohet se u bekan edhe gabime ortografike ne gjuhen zyrtare edhe kjo s’na qenka ndonje pune e madhe! PIKA QE S’TE BIE, GOMAR!
Dhe, nderkohe, profesori im i gjuhes shqipe punon kamarier! BAJGA!!! Jeni MUTI i ketij vendi!!!
Sot doli dhe Petrit Vasili ne mbrojtje…I jap shume te drejte!!!!! i Duhet te ktheje nje qere me para nga koha kur ai ishte minister i shendetesise per shitjen e diplomave te mjekeve dhe infermjereve militante qe nuk kishin mbaruar te mesmen por aman te larten e kishin bere…Tirana nuk kishte persona qe te punesoheshin duhet te vinin te gjithe nga Skrapidari…Tani kane frike se te gjithe LRI DO TE NGELET PA PUNE JO PER GJE PO NUK KANE EDHE SE KUSH TI VOTOJ VEC LEKEVE QE DUHET TE KTHEJNE…
Nuk kuptoje pse kane frike infemieret dhe mjeket nga testimi, c’te keqe ka nje rifreskim dijesh qofte dhe nen kushtin e testimit. C’ ka ketu per tu ofenduar. Te gjithe specialitetet duhet te testohen.
Zgjedhja e ekipit testus eshte specifike me vehte.
Personalisht jam inxhinjer dhe jam testuar disa here per te fituar shkallet e kualifikimit profesional . Te them te drejten me ka sherbyer pozitivishtt. Nuk e kam ndier veten as nje here te fyer.
As kush nuk e hap librin po s’ishte i detyruar
As,mjeket cdo dite japin libéra se cdo dite takojne rast te komplikuar qe nuk Jane si ne libra!…Cdo dite na kerkohet niveli nga pacientet,nga koleget kur i referojme pacientet.
Po duhet edukim te vazhdueshme,edhe kete cdo mjek e bene sepse detyra ia kerkon,po ka menyra me bâ kete edukim edhe menyra me kontrolluar kete edukim.
Sot franca germania kroacia e gati cdo vend n’evrope Kane mungose mjeke,pra vazhdoni keshtu edhe mjeket shqiptare do emigrojne te gjithe ne vende ku Jane te respektuar e te mirepritur,e ku provimi per équivalence bile te duhet ne gjithe evropen!
Duket sheshit qe ne mjeket dhe infermjeret qenkemi bageti perderisa pranojme te na poshterojne deri ne kete fare feje,e kuptoj qe injoranca e cila mbreteron anekend Shqiperise i shfryn te gjitha inatet per vuajtjet dhe hallet e jetes tek mjeku dhe infermjerja,por nuk e kuptoj se si mediat,vecanerisht media inteligjente dhe me personalitet si ju te “Dita” jeni kaq te ceket dhe kaq te trashe.
Keni nje muaj qe 90% te artikujve per shendetesine i keni per testimin.Po aq kohe testimi merr edhe ne debatet televizive per shendetesine.Gjithcka po ecen tamam sic e kishte planifikuar Beqja dhe shefi i tij kur e hodhen kete teze.Qellimi:te angazhohen te gjithe,mjeke,popull,injorante,media dhe analiste me “testimin”.Te jete testimi teme e debatit publik sa i perket shendetesise e jo abuzimet skandaloze qe jane bere keto muaj me fondet e shendetesise.Me kryesori,i famshmi check up i popullates eshte ndoshta abuzimi dhe vjedhja me e madhe ne vlere e bere ne keto vite pas asaj te rruges se Kombit.120 milione euro per llogari te nje importuesi pijesh dhe cigaresh sa per te bere ca analiza qe zbulojne ato semundje te cilat shumica e njerezve i ka diagnostikuar me pare,eshte nje skandal gjigand!Jo vetem kaq,qindra milione leke te dhena kot per gjoja mirembajtje pajisjesh pa pasur kurrfare nevoje por thjesht per te perfunduar neper xhepa mafioze.Miliona euro dhe miliarda leke te cilat jo vetem qe shpenzohen pa pike interesi per shendetesine,por edhe i shiten popullit si suksese dhe pune te medha qe po ben kjo qeveri ne dobi te njerezve!Cinizmi dhe pafytyresia ka kaluar cdo limit.Ne nje kohe qe me ato miliarda mund te siguroheshin spitale,pajisje dhe ilace cilesore.Ne nje kohe qe kjo qeveri mjeket dhe infermjeret i paguan me pak se gjysma e asaj qe paguhen koleget e tyre ne Kosoven me te varfer se Shqiperia.
Lereni testimin gazetare te Dites dhe te te gjitha mediave ne Shqiperi.Mos u merrni me testimin ju kolege te mi mjeke! Mos bini ne gracken e mafies se shendetesise! Merruni me problemet e verteta,me reformat,me pagat,me kushtet dhe nevojat e spitaleve!