Chelsea nuk është më as vetvetja, kurse trajnerit Mourinho i duhet të mësojë nëse do të jetë më trajner i kësaj skuadre. Humbja 0-1 ndaj Bournemouth dhe tani trajneri Jose Mourinho rrezikon stolin te Kampionët e Anglisë, pasi kanë pësuar humbjen e tetë nga 15 ndeshje të luajtura në Premier League. “Blutë” u mposhtën në shtëpi nga Bournemouth dhe janë vetëm 3 pikë larg rënies nga kategoria.
Mourinho sipas medieve britanike është vënë në dyshim dhe mund të shkarkohet nga Abramovich. Sakaq, ndryshe nga Chelsea, një ekip tjetër po befason në Premier League. Leicester ka fituar edhe në fushë të Svensea dhe kryeson aktualisht Premier League. Ndalet në barazim Mançester Junajtid brenda në shtëpi, por humb Mançester Siti dhe përfiton Arsneal, që ngjitet në vend të dytë.
Premier League:
Java e 15-të:Stoke-Mancheset City 2 – 0, Arsenal-Sunderland 3-1, Manchester United -Uest Hem 0-0, Southampton-Aston Vila, 1-1, Svansea-Leicester 0-3, Vatford-Noruiç 2-0, WBA-Totenhem 1-1, Chelsea – Bournemouth 0-1. Nesër: 17:00 Newcastle United – Liverpool. 7 dhjetor: 21:00 Everton – Crystal Palace
Klasifikimi: Leicester 32 pikë, Arsenal 30, Manchester City 29, Manchester United 29 pikë…



Mou!
Mos u merzit. Po te tha gje Abramovich ske pse merzitesh.
Nuk te le une pa pune ty.
Kemi Terbunin qe ka mbetur pa trajner dhe mund te vish pa me te voglin siklet.
Sa per pagen,mos e caj koken. E di qe je mire nga ajo ane.
Puna eshte qe te besh kariere te mire.
Terbuni ta siguron kete gje!
Te mallkoi doktoresha e mistrec burre.
…kjo po verteton qe ky trajner eshte ashtu sich kam thene me dhjetra here……..se vetem ne futboll nuk din gje prej gjeje……ai u gjete ne maje te ketij sporti ne saje te nje pervoje qe si puntor social pat ke Barcelona……………..per te askush nuk ben…..askush nuk din sa dhe si ai……dhe vehtes ja vuri epiteti NJESHI……..por si njesh pa njesh perhundoji…….dhe cdo ekip qe mori teposhte e zhyti ashtu si dhe parat e felliqura te boseve te ekipeve…….sa per kureshtje si te rusit etjer………..
Tani po lan gjynafet me Liverpoolin qe i hoqi kampionatin te cilin e prisnin prej 24 vitesh.