Antonio Rudiger është tashmë një lojtar i Chelsea.
Gjermani është blerja e dytë në këtë merkato për ekipin londinez.
Qëndërmbrojtësi ka pasur kontakte me Chelsea që në vitin e kaluar.
Rudiger ka firmosur një kontratë 5-vjeçare me blutë e Londrës.
Ai do të veshi sezonin tjetër fanellën me numrin 2.
“Është një ndjesi e bukur të jesh në këtë klub pasi jo shumë lojtarë e kanë një mundësi të tillë.”
“Jam shumë I lumtur që jam zyrtarisht një lojtar i Chelsea,” ka thënë Rudiger mbas firmosjes.
24-vjeçari është përfshirë nga Conte në 11 startuese.
Largimi i Terryt nga Chelsea u pasua me firmosjen e Rudiger.
dh.th
