Chelsea ka fituar ndeshjen e dytë radhazi në Premier League duke mundur pastër me rezultatin 2:0 Everton.
Blutë e Londrës i gjetën dy golat e vetëm të ndeshjes që në pjesën e parë çka bëri që të kishin për detyre vetëm të menaxhonin ndeshjen gjatë pjesës së dytë, diçka që e kanë bërë më së miri me Everton që pothuajse nuk rrezikoi asnjëherë seriozisht portën e Courtois.
Chelsea e filloi mirë ndeshjen duke mbajtur topin në kontroll dhe duke diktuar tempin e lojës. Edhe goli nuk vonoi, Morata shtron një top brenda zonës me kokë për Fabregas i cili me të jashtmen e tij godet me një klas të lartë duke zhbllokuar rezultatin.
Një gol i rëndësishëm për lojtarin që është rikthyer në formacionin e Bluve pas kartonit të kuq në ndeshjen e parë ndaj Burnley.
Pak përpara se të përfundonte pjesa e dytë ishte Morata ai që shfrytëzoi një kros të bukur nga Azpilicueta duke dërguar topin në rrjetë me siguri të madhe.
Pas pushimit ishte Everton që sulmoi më tepër, me Chelsea që i dha përparësi kundërsulmit. Sandro Ramirez shpërdoroi një mundësi të mirë, pas tij edhe Pedro. Në minutat e fundi ishe Williams ai që kishte mundësi të ngushtonte diferencën por pa sukses.
Chelsea e ka rimarrë veten pas humbjes së parë duke regjistruar dy fitore ndaj dy skuadrave shumë të forta në Premier League.
Për më tepër, kjo është ndeshja e parë që të besuarit e Contes nuk pësojnë gol.
