Chelsea ka shprehur interesimin për blerjen e mbrojtësi anësor të Valencia, Joao Cancelo. 23-vjeçari ka pasur oferta nga Juventus dhe Tottenham gjatë fundjavës së kaluar, por edhe Chelsea ka pyetur klubin spanjoll në lidhje me situatën e lojtarit.
Cancelo ka qenë një nga objektivat e Juventus, që po kërkon një zëvendësues për Dani Alves dhe kampionët e Serie A po bëhen gati të paguajnë 30 milionë euro për mbrojtësin që luajti me Portugalinë U-21 në kampionatin europian
Londinezët kanë nisur edhe kontaktet me Serge Aurier të Paris Sg, por ai ka ende një çështje gjyqësore të hapur në Francë, teksa Arsenal nuk ka kthyer përgjigje për Chamberlain, një tjetër lojtar i kërkuar nga Antonio Conte, që menjëherë pas humbjes në Superkupën e Anglisë kërkoi përforcime në merkato. Çdo blerje do të bëhet në funksion të përmirësimit të sistemit 3-4-3.
Cancelo ka qenë një nga objektivat e Juventus, që po kërkon një zëvendësues për Dani Alves dhe kampionët e Serie A po bëhen gati të paguajnë 30 milionë euro për mbrojtësin që luajti me Portugalinë U-21 në kampionatin europian. Gjithashtu, Tottenham kërkon një mbrojtës, pasi Kieran Trippier dëmtoi kaviljen, pikërisht në miqësoren kundër Juventus.
