Dueli Chelsea–Galatasaray, tension dhe emocione

anazapta

Darka e ftohtë e Londrës është ngrohur nga emocionet e pragë ndeshjes Chelsea dhe Galatasaray që pritet të fillojë vetëm pas disa minutash në kuadër të ndeshjes së kthimit të 1/8 së finales të Liga e Kampionëve. Të dy skuadrat kërkojnë kualifikimin në çerekfinale të kësaj gare. Sonte do të zhvillohen ndeshjet e kthimit të 1/8 së finales të Liga e Kampionëve. Ndeshje më interesante do të zhvillohet në Stemford Bridge ndërmjet Chelseas dhe Galatasarayt. Ndeshje e parë e zhvilluar në Stamboll ka përfunduar baras 1:1, derisa në ndeshjen e kthimit do të jetë gjithçka e hapur. Roberto Mancini, trajneri i ekipit turk, është shprehur optimist para sfidës. “Tash këtu jemi të vetëdijshëm me vështirësitë, por në futboll nuk i dihet kurrë, sepse nëse beson në vetveten, mund të ndodh gjithçka. Chelsea është njëri prej klubeve më të mirë në Evropë, por nuk i dihet. Do të jetë një ndeshje e vështirë për të dyja skuadrat dhe nuk jam i sigurt nëse ne do na mjaftonte vetëm një gol. Të shohim”, ka deklaruar Mancini. Kurse, në ndeshjen tjetër Real Madrid do të luajë sa për sy e faqe kundër Schalkes. Ekipi spanjoll e ka siguruar kalimin në çerekfinale qysh në ndeshjen e parë, pasi ka fituar me rezultat të thellë 1:6.

Liga e Kampionëve

E martë

Chelsea – Galatasaray   20:45

Real Madrid – Schalke 04  20:45

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *