Chelsea ka gjetur trajnerin e së ardhmes

DITA Online

 

Duket se e ardhmja e Antonio Contes është gjithmonë e më shumë larg Chelsea-t.

Pasi fitoi kampionatin anglez sezonin e kaluar, “Blutë” nuk ishin asnjëherë në luftë për titullin e këtij viti.

Trofeu i vetëm në lojë për ta është Champions League, por rezultati i ndeshjes së parë ndaj Barcelonës (1-1 në “Stamford Bridge) nuk është shumë i favorshëm.

Tashmë, sipas “The Sun”, drejtuesit e Chelsea kanë vendosur që ta mbajnë në stol italianin deri në fund të sezonit aktual e më pas ta zëvendësojnë me një njohje të vjetër të klubit.

Bëhet fjalë për ish-mesfushorin Frank Lampard.

Fillimisht, Lampard do i bashkohet stafit teknik të italianit, më pas do të jetë pjesë e stafit të Luis Enrique ose ndonjë trajneri tjetër që do të zgjedhë Roman Abramovich dhe në planin afatgjatë shikohet si trajner i skuadrës.

a.s/dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *