Mbrëmjen e sotme, Chelsea ka arritur një fitore shumë të rëndësishme ndaj Liverpool.
Skuadra e Chelsea është ngjitur në vendin e katërt të klasifikimit, pozicioni i fundit në renditje që të siguron pjesëmarrjen në Champions League sezonin e ardhshëm.
Një gol i Mason Mount i dha 3 pikët ekipit të Tuchel dhe në të njëjtën kohë zhyt në krizë të thellë “Të kuqtë” e Jurgen Kloppit, që tashmë e shohin veten në vendin e 7 të renditjes.
h.b/dita
