Po tani çfarë do të bëj Juventus?! Si do ta mbajë Alex Sandro?! Si do të refuzojë ofertën e Chelsea?!
Duke u bazuar te ajo që thonë gazetat londineze, Conte dhe Abramovich kanë vendosur të hidhen në sulm për mbrojtësin e majtë të bardhezinjve.
Shifrat e raportuara nga “The Sun” janë të frikshme: 61 milionë stërlina, thuajse 70 milionë euro për Juventus dhe 100 mijë stërlina në javë për futbollistin, pak a shumë 6 milionë euro në vit.
Nëse Sandro kërkon publikisht të shkojë në Premier League, atëherë kampionët e Italisë do të ulen në bisedime me kampionët e Anglisë
Megjithatë nga kampi i Juventus ende nuk kanë kthyer një përgjigje, gjithmonë nëse oferta e “bluve” ka qenë reale.
Poshtë 70 milionë euro “Zonja e Vjetër” nuk ka ndërmend ta shesë futbollistin që nga ana e tij ende nuk ka marrë një pozicion, të paktën publikisht.
Nëse Sandro kërkon të shkojë në Premier League, atëherë kampionët e Italisë do të ulen në bisedime me kampionët e Anglisë. Kjo është e vetmja pasiguri që tremb tifozët bardhezi.
