Në mediat e huaja kanë qarkulluar sërish disa fotografi, ku këngëtari Chris Brown shfaqet me duart rreth fytit të një vajze, teksa një grua duket sikur po përpiqet që ta ndalojë atë.

Sapo është bërë lajm kudo, megjithatë nuk ka munguar as reagimi i këngëtarit 28-vjeçar. Nëpërmjet një statusi në rrjetet sociale ai njofton ndjekësit e tij se nuk është aspak siç duket në fotografi dhe gjithçka është interpretuar gabim.

Ai thekson se nuk ka nevojë ta mbrojë veten në këtë rast, pasi është e qartë. Sipas Brown, vajza të cilës i ka vënë duart në fyt është shoqja e tij dhe thjesht po luanin. Por, sesa e vërtetë është kjo që thotë reperi, mbetet ta vërtetojnë në ditët vijuese, nëse do të dalin detaje të tjera.
Chris Brown është përfolur shumë për dhunën që ushtroi ndaj këngëtares simpatike Rihanna, duke bërë që simpatia e shumë fansave për të, të kthehej në antipati.

s.a/dita

Dhe kush eshte ky bubuzhel ?!
Cfar e lidhe shoqerine shqiptare me kte majmun
me xhufka ?
Kaq shume eshte budallepsur ajo shoqeri !!!