Chris Rock ndahet pas 19 vitesh martesë

Bledar Lumani

Komediani Chris Rock ka vendosur të divorcohet pas 19 vitesh martesë.

Kjo u bë e ditur nga gruaja e tij, Malaak Compton.

“Pas më shumë se 19 vitesh martesë unë dhe Chris vendosëm që të ndjekim rrugë të ndryshme”, tha Malaak.

Ata kanë dy vajza së bashku, 12 dhe 10 vjeç.

Për këtë arsye, Malaak tha se fokusi i tyre do të jenë fëmijët dhe për këtë arsye kërkoi që të ruhet privatësia e tyre.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *