CIA: Cheney nuk na besoi kur e informuam për sulmet e 11 shtatorit

redaktor

Ndonjëherë gabimet e politikanëve mund të kenë pasoja tragjike. Kur CIA informoi në 2001 në lidhje me një sulm terrorist “të afërt” që Al Kaeda po përgatiste kundër SHBA-së, ish zëvendës/presidenti i SHBA-së, Dick Cheney mendoi se bëhej fjalë për një alarm fals, pa bazë.

Gabohej: po afrohej sulmi më i rëndë terrorist i historisë së SHBA-së kur më 11 shtator të atij viti organizata terroriste goditi kullat Binjake dhe Pentagonin. Në librin e ri të ish drejtorit të CIA-s, Mike Morell, “The Great War Of Our Time: The CIA’s Fight Against Terrorism”, zbulon se ish zëvendës presidenti i SHBA-së Dick Cheney nuk mori në konsideratë informacionin se Al Kaeda po përgatiste një sulm kundër SHBA-së para se të ndodhte sulmi më i rëndë terrorist në historinë e vendit: 11 shtatori.

“Raportet për kërcënime vazhduan gjatë verës 2001 deri në shtator. Pati të tjera raporte të titulluara “Një sulm nga Bin Laden mund të jetë i afërt” dhe “Bin Laden planifikon sulme të profilit të lartë’, por ndjeva skepticizëm nga ana e Cheney-t në lidhje me to.

Një mëngjes zëvendës/presidenti më pyeti nëse të gjitha ato kërcënime për të cilat po informohej mund të ishin thjesht një strategji e Al Kaedas për të na mashtruar. Sipas tij organizata kishte për qëllim që të tërhiqte vëmendjen dhe të bënim shpenzime të mëdha pa qenë e nevojshme”, thuhet në librin e Morell.

Sipas Morell, Cheney u shfaq “jashtëzakonisht i paaftë”. Vetë lideri i organizatës terroriste Osama Bin Laden zbuloi më pas se Al Kaeda mashtroi me sukses SHBA duke provokuar që të shpenzonte energji dhe burime pas 11 shtatorit të 2001.

Share This Article
4 Comments
  • Ky tridhjetfishoi pasurine personale me tenderat e halliburton pas 11 shtatorit…CIA dhe Pentagoni trefishuan buxhetin…CIA-s ju rikthye licensa per te vrare (me nr. protokolli/urdher formal)…cmimi i naftes u dhjetfishua…ne Irak u zhvat nafte falas sa per tre dekada konsum ne SHBA…ne Afganistan trafiku i opiumit mbushi llogarite e CIA-s per dekada operacione…industrite e mbrojtjes “flourished”…si shume me fat per te qene te paafte…bin laden doli “good for business”…ska se si te ishte ndryshe kur vjen nga familje miliarderesh…hotelin pas Qabes ne Meke e kane bere vellezerit e Osames…

  • I pelqej regjizuren hollivudjane,bile me kenaq kur fillon filmi deri ne mbarim,kur vjen puna se si te mbjellim kapitalizmin e si tua marim paret ne wallstr?
    Z.ceni ka nje kontribut te madh te regjizures konservative amerikane ne perkrahje te lobeistve te medhenj industrialiste!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *