Në një letër dërguar Agjencise Qendrore të Inteligjencës në SHBA(CIA-s), avokati amerikan Edgar M.Church, shpjegon në detaje vizitën e tij në Egjipt në vitin 1949 dhe ofron një tablo për të gjithë personazhet që njohu atje. Në këtë letër avokati amerikan shprehet se ai personalisht nuk ka parë apo takuar asnjërën prej motrave të Ahmet Zogut, por shton se kunata e Zogut, i ka rrëfyer atij mbi marrëdhënien që kishte Zogu me të motrën e vetë. Më pas avokati amerikan raporton dhe informon se gjatë një shëtitje me Geraldinën në rezidencën e re që po ndërtonte Zogu, kjo e fundit i bëri të ditur se motrat e Zogut do të jetonin veçmas çiftit, por la të nënkuptohej se përjashtim bënte Senija, e cila do të qëndronte pranë dhomave të Zogut. Avokati amerikan përshkruan në detaje dhe arkat me florinj që mbante Zogu në shtëpi dhe historinë e një shërbëtoreje të shtëpisë që u dyshua se kishte vjedhur flori. Më pas Edgar M.Church, detajon dhe të dhënat mbi motrën e Geraldinës dhe bashkëshortin e saj amerikan të cilët thekson se nuk mund të konsiderohen “veçanërisht të besueshëm”. Por përtej këtij fakt, në dosjen e de-klasifikuar amerikane të CIA-s, avokati amerikan në disa letra të njëpasnjëshme që i ka dërguar kësaj agjencie të inteligjencës ka theksuar faktin se edhe ai vetë besonte dhe kishte krijuar bindjen se Zogu dhe motra e tij Senije(të cilën amerikani herë e shkruan Xenida dhe herë Xeneia,) kishin një marrëdhënie intime mes tyre dhe se Geraldina, gruaja e Zogut, ishte në dijeni të plotë të këtij fakti.
Avokati amerikan nga ana e tij u afrua pranë oborrit të Mbretit Shqiptar në Ekzil nga vetë gruaja e Zogut, pasi ai ishte i martuar me kushërirën e saj. Më poshtë dokumenti i plotë i datës 11 Maj 1949 i de-klasifikuar nga CIA dhe i përkthyer në shqip:

bashkëshortja e Zogut
SEKRET
11 Maj 1949
-Memorandumi i dosjes: (me shkrim dore) Info nga Edgar M. Church, bashkëshorti i kushërirës së Geraldinës dhe avokat i Zogut
1. Mbreti Zog jeton në adresën 16 Rue Ekbal, Ramleh, Alexandria
2. Me aq sa konstatova unë gjatë vizitës ku takova mbretin, të ftuarit e tij dhe familjarët e tij, janë këto të dhëna të mëposhtme:
a) Kemal Bey Messari: Messari është një kujdestar i cili me sa duket kujdeset për punët e grupimit të Zogut dhe protokollin. Ai ishte personi që u dërgua për të më takuar mua kur mbërrita në hotel, hoteli ishte shumë pranë rezidencës së Zogut dhe në këtë hotel ai akomodon të gjithë të ftuarit e tij. Ai nuk mundi dot të hynte në bisedë me mua dhe më mbajti nën survejim për 2 orë përpara se të prezantonte veten. Unë e kuptoj këtë qëndrim të tij, si diçka të paramenduar që ka lidhje me protokollin e sigurisë. Ai hyn tek krahu i të fortëve, mban syze-teke, ai duket se thjesht rri kot aty dhe bën relativisht një jetë boshe.
b) George Gog: Gog është një ish-ushtarak i lëvizje së rezistencës në Shqipëri. Ai është i ri, diku tek 30 vjeç, ka flokë të zinj, sy bojëqielli dhe shtatlartë. Ai duket në një formë të përkryer fizike sa që nuk gjej fjalë ta përshkruaj. Nga ajo që kam kuptuar unë, ai ka mbërritur në shtëpinë e Zogut, përpara 6 muajsh(Tetor 1948), pasi ka qenë shumë aktiv me rezistencën dhe organizimin e rezistencës kundër komunizmit në Shqipëri.
c) Sater Martini: Martini duket se ka qenë Kryeministri i Zogut dhe miku më i besuar i tij, në kohën kur Zogu ishte zyrtarisht Mbret i Shqipërisë. Ai me shumë gjasa ka qenë njeriu më besnik në krahë të Zogut që përpara se Zogu të bëhej Mbret. Ai është afërsisht 60 vjeç, me flokë gri dhe me kaçurela. Ka sy bojëqielli dhe është shtatlartë. Ai është shërbëtori më i besuar i Zogut, sikundër është mëse e qartë se atij i janë lënë për administrim nga Zogu të gjitha punët e natyrës politike. Besnikëria e tij ndaj Zogut as që mund të vihet në diskutim dhe përshtypja që më la mua nga kontakti që pata me të është se ai do e jepte menjëherë jetën e tij për “Mbretin e tij”.
d) Konti Alexander(Skënder) De Villa: Villa ka nënën franceze ndërsa të atin shqiptar. Me sa kuptohet, babai i tij ka qenë ambasador në Paris për disa kohë, përpara vitit 1940. Villa është një nga anëtarët e hyrë së fundmi në të ashtuquajturin “Grupi Mbretëror”. Ai duket se merret me problemin e financave të Mbretit Zog dhe të transaksioneve Financiare. Ai shpesh në aksin Aleksandri-Paris. Gjatë kohës që po ndërmjetësonte së bashku me Zogun transferimin e fondeve nga “Guaranty Trust Company” e Nju Jorkut, për në “National City Bank”, Villa e mori atë me vete për të përgatitur prokurën e nevojshme të përfaqësimit në emër të tij, e cila i krijonte mundësinë për të ekzekutuar transfertën e fondit. Gjatë kohës që isha në Aleksandri, gruaja e Zogut, Geraldina, më kërkoi që unë t’i bleja asaj një automjeti Cadillac limuzinë me kapacitet për shtatë pasagjerë. Ndërsa isha duke përgatitur blerjen e këtij automjeti, në mënyrë indirekte më thanë se Villa do të ishte në gjendje që të kryente të fondeve që do më duheshin mua për blerjen e këtij automjeti.
Në gjykimin tim, Villa përdoret nga Zogu, pak a shumë si një shoqërues i gruas së tij, si dhe për ta përdorur për transferua apo transaksione fondesh në tregun e zi ndërkombëtar.
3. Nga të gjithë emrat që kam renditur, do theksoja që Alexander De Villa është njeriu më pak i besueshëm. Ai duket se është jashtë loje për sa i takon angazhimeve dhe punëve të mia me Zogun në Shtetet e Bashkuara. Zogu e ka urdhëruar atë që të bëjë siç unë i them. Villa herë shfaqet i ngathët e herë këmbëshpejtë për punët që ai vetë ka në dorë, këtu do të shtoja se kam një respekt të konsiderueshëm për nivelin e intelektit të Gog dhe Martini.
4. Pesë motrat e Zogut duket se jetojnë në rezidencën e tij së bashku me të. Më poshtë po rendis emrat e tyre sipas moshës, duke filluar nga më e moshuara.
a. Majide
b. Musezan
c. Xeneia
d. Naphia
e. Adele
Unë kurrë nuk jam takuar me ndonjërën prej tyre, e me sa duket në përputhje me ligjet Muhamediane ato jetojnë në një tjetër hapësirë të pallatit. Mbretëresha ma ka lënë të nënkuptuar në mënyrë indirekte, ndërsa motra e mbretëreshës, Virginia, ma ka shprehur në mënyrë fare të hapur, se motra e tij Xeneia, ka një ndikim të fortë tek Zogu. Është më se e kuptueshme dhe e dukshme se Zogu po jeton me motrën e tij në fjalë si burrë e grua dhe me shumë gjasa Villa përveç detyrave zyrtare është marrë edhe për të argëtuar gruan e Zogut. Sipas informacionit më të mirë që munda të siguroj dhe jam përpjekur shumë që ta siguroj këtë informacion, motrat e kanë mendjen që i vëllai t’i mbajë me lekë, me sa më shumë lekë që të jetë e mundur. Asnjëra prej tyre nuk ka ndonjë nivel intelekti të spikatur, me aq sa munda të kuptoj unë.
5. Zogu dhe gruaja kanë një djalë të moshës 11 vjeç. Ai njihet si Leka. Ai është biond, me sytë e zinj, shumë i afrueshëm dhe flet anglisht, frëngjisht, gjermanisht dhe shqip. Leka është shumë më i pjekur për moshën që ka. Zogu mundet të braktisë gruan dhe djalin duke menduar për rikthimin në Shqipëri, duke i lënë ata që të kujdesen për njëri tjetrin dhe Mbretëresha më tha se ajo dhe i biri duan që të shpërngulen për në Amerikë përpara se të jetë shumë vonë.
6. Ndërsa isha duke vizituar Zogun dhe gruan e tij, ajo më shëtiti tek rezidenca e re që ata janë duke e ndërtuar. Shtëpia është shumë e madhe dhe është shtrirë në një terren me hapësirë të konsiderueshme. Trualli ka kushtuar 20 mijë paund egjiptian ndërsa godina ka kushtuar rreth 10 mijë paund egjiptian. Kjo rezidencë e re është në pozicion diagonal me rezidencën ku banon aktualisht Zogu. Të gjitha motrat, me përjashtim të Xeneia, do të jetojnë në një tjetër shtëpi e cila ndodhet të paktën 300 yard më tej. Sipas planifikimit që kanë bërë, Xeneia do të akomodohet në dhoma pranë dhomave të Zogut ndërsa Mbretresha do ketë dhomat e saj disi më të shkëputura prej Mbretit.
7. I biri Leka ka një governante angleze që kujdeset për të dhe kjo governante me sa duket gëzon një besim të fortë në të gjithë familjen përfshirë dhe Mbretin dhe Mbretëreshën. Motra e Mbretëreshës më ka thënë muajin e fundit se kur ajo kishte ikur për disa kohë në SHBA, ndodhi që governantja ishte pushuar nga puna ose ishte duke u pushuar nga puna. Unë vetë nuk e kam parë e as nuk e kam takuar ndonjëherë këtë governante.
Kjo governante është punësuar nga Zogu, diku nga viti 1943 në Angli dhe është shpërngulur në Aleksandri së bashku me familjen, në kohën kur familja shkoi atje në vitin 1946. Duke marrë shkas nga pakënaqësia që kishte me infermieren Zogu i mban të ardhurat e tij në sasi floriri’ dhe me ç’kuptoj unë ai ka një shumë prej 800 mijë dhe i ka fshehur në arka që i mban në dhomat e tij të gjumit. Në këto arka ai mban dhe bizhuterisë e gruas së tij apo bizhuteritë e kurorës. Është një rregull i qartë për të gjithë se vetëm Mbreti dhe Mbretëresha mbajnë çelësat e këtyre arkave dhe se vetëm shërbëtorët apo njerëzit më të besuar mund të ndodhen në këto dhoma kur nuk ndodhet Mbreti dhe Mbretëresha. Me sa duket dikush tjetër ka pasur akses tek këto arka dhe që ka lidhje me vjedhjen që nënkuptova më lart. Pas hetimeve që kanë kryer ata kanë dalë në përfundimin se governantja ka qenë fajtore dhe kjo ka shërbyer për pushimin e saj nga puna.
8. Messari, Martini dhe Villa flasin që të tre një frëngjishte shumë të mirë, si shqiptarë që janë. Gog nuk di të flasë tjetër gjuhë përveç shqipes me sa kuptoj unë. Mbreti flet një frëngjishte mediokre, flet mirë gjermanisht, anglisht s’di fare, merret vesh turqisht dhe sigurisht që flet shkëlqyeshëm shqip. Motrat flasin një frëngjishte të çalë, me theks të fortë shqiptar. Mbretëresha flet anglishte perfekte, frëngjishte perfekte, gjermanishte perfekte, hungarishte perfekte, shqipe perfekte dhe pakëz gjuhë arabe.
9. Diku nga viti 1947, duket se motrat e Mbretëreshës së Shqipërisë bënë një vizitë në Romë për një takim me Papën. Nuk mund ta marr dot vesh arsyen e kësaj vizite. Mendoj se Mbretëresha dhe Mbreti janë të prirur drejt një divorci mes tyre dhe mund të ndodhë që Mbretëresha është e prirur për një edukim katolik të birit të saj ndërsa Mbreti synon një edukim Muhamedan. Jam i prirur të besoj se një divorc do të vinte vetëm si një vullnet i Mbretit se sa si një vullnet i Mbretëreshës. Mendoj se ajo e gjen veten më mirë në këto pozita si gruaja e Mbretit, se sa si një shtetase amerikane me të ardhura të kufizuara.
10. Mikesha më e ngushtë e Mbretëreshës jashtë familjes është Mbretëresha e Bullgarisë, Giovanna. Mbretëresha e Shqipërisë dhe ajo e Bullgarisë pijnë rregullisht çaj mes tyre të paktën 3 herë në javë, e me sa kam kuptuar nga bisedat me Mbretëreshën e Bullgarisë ajo është shume e kujdesshme ndaj Geraldinës. Duke qenë më e moshuar dhe me më shumë përvojë, Mbretëresha e Bullgarisë nuk rresht së këshilluari Geraldinën për problemet që ajo ka si gruaja e mbretit Zog. Kam një përshtypje se Giovanna është më e zgjuar nga ç’duket.
11. Mbretëresha Geraldine, ka një motër, të cilën e kam përmendur dhe më parë( Zonja Virginia Aponnyi Blackburn) e cila është e martuar me amerikanin Joseph Blackburn. Blackburn ka lindur në Denver, Colorado, është i shkolluar në “YALE” i diplomuar në vitin 1943 dhe punon aktualisht në “TMA Airlines”, 101, Champs Elysses, Paris, France. Blackburn vjen cik si i papërgjegjshëm, është i këndshëm, tip optimist dhe shok i komunikueshëm. Virginia, gruaja e tij, ka ndikim tek Geraldina më shumë se çdokush tjetër. Me ç’kuptohet ajo ka punuar me G-2 në Hungari gjatë luftës. Ajo është shumë e dobët mendërisht dhe fizikisht edhe për shkak të eksperiencës së saj me nazistët gjatë luftës në Hungari. Virginia është shumë e kujdesshme ndaj së motrës dhe bën çdo gjë për t’iu gjendur pranë. Asnjë prej të dyve, as Zoti dhe as Zonja Blackburn, nuk mund të konsiderohen veçanërisht të besueshëm megjithëse ata ekspozohen si persona me integritet të madh.
Letërkëmbimi mes zyrtarëve
Si e shikonte CIA avokatin amerikan që raportonte për Zogun
Dokumenti i deklasifikuar që zbardh korrespondencën mes dy zyrtarëve të CIA-s dhe interpretimin e tyre mbi statusin që avokati Edgar M.Church kishte në raport me Zogun dhe në raport me vetë CIA-n.
Më poshtë ofrohet letërkëmbimi sekret ndërmjet dy zyrtarëve të CIA-s, të cilin e kemi përkthyer pjesërisht. Përzgjodhëm vetëm pjesën ku sqarohet raporti i CIA-s me avokatin Edgar M.Church dhe roli i tij në planet e CIA-s për të inkuadruar dhe Zogun. Sipas këtij letër-këmbimi del e qartë se Church nuk është një punonjës mirëfilli i CIA-s por duke qenë se ka pasur marrëdhënie të afërta me familjen e Mbretit Zog, është vënë në dispozicion të kësaj agjencie për të informuar mbi të gjitha detajet dhe mbi gjithçka që kishte dijeni mbi Zogun. Nga ana e saj CIA kishte interes në përfshirjen e Zogut, dhe influencës së tij brenda Shqipërisë, për të realizuar operacionin OBOPUS/BGFIEND që synonte rrëzimin e regjimit të Enver Hoxhës.
SEKRET
MEMORANDUM PËR: (….)
SUBJEKTI: a) Propozimi për Operacionin Shqiptar
b) Edgar M.Church, c/o Sherman, Sterling&Wright, 20 Exchange Place,Neë York
City(residence: 16. E, 72nd St., New York City)
1. Në vijim të bisedës sonë, mëngjesin e sotëm, po ju rendis të dhënat për subjektin tonë dhe karakteristikat e tij. Zoti Church është një avokat i cili punon në një firmë të njohur ligjore, i diplomuar në Universitetin e “YALE” dhe i angazhuar për të na ndihmuar në lidhje me ç’të mundet duke marrë shkas nga rrethanat e tij. Ai nuk ka kërkuar punësim nga CIA apo ndonjë agjenci tjetër shtetërore por ka shprehur gatishmërinë e tij me aq sa mundësi i paraqiten. Atë e solli për të më takuar mua zoti Presçot Childs, pasi dëgjoi historinë e zotit Church ai i bëri të ditur se OPC dhe OSO do donin të lidheshin dhe të flisnin direkt me të. Momentalisht nuk besoj se ata të OSO-s kanë kontaktuar me të, por e kam referuar emrin e tij tek ( e fshirë ) dhe tek (e fshirë) si dhe informacionin në fjalë, nëse OSO do të kishte interes.
2. Zoti Church, ka bërë të qartë se ka lidhje të mira me Mbretin Zog të Shqipërisë. Ai thotë se është përfaqësues ligjor i Mbretit dhe se kaloi një javë me Mbretin dhe Mbretëreshën gjatë një vizite në Aleksandri. Mbretëresha është një kushërira e gruas së avokatit Church, dhe sipas Church-it, vjehrra e tij ishte mblesa e martesës mes Zogut dhe Geraldinës. Zogu i besoi Church-it mbylljen e 120 mijë dollarëve në bankë në emër të gruas dhe të birit të vetë. Church pretendon se Zogu ka një besim të madh tek ai dhe se është i vëmendshëm ndaj këshillave dhe rekomandimeve të tij.
(materiali vijon me të tjera të dhëna për planet e Zogut, shën. redaksi)
Me poshte faksimilet e raportit sekret të CIA-s





Amani more se do na vdisni nga hidherimi nastradinin!
A e kuptoni apo jo do na bej infarkt NASTRADINI!
Prandaj hiqini keto shkrime.
Hajde mbret hajde, pune horrash dhe budallejsh.
Zhdukeni more per tere naten nga ambjentet e Tiranes se na turperoi fare ai palo mbret i vetshpallur.
Kam lexuare edhe diku tjeter se ky Ahmet Zogolli ka qene shume kurvar,bile nje dashnore e tije ne Tirane nuk ka shume kohe qe ka vdekur.
Ka qene shume pis kete e tregojne Tiransite vjeter.Turi i kombit dhe i botes.
PSE KA MBETUR FILLIKAT GAZETA DITA?
Me perjashtim te gazetes siamike TEMA ASNJE gazete tjeter nuk ka publikuar “zbulimet” alla enveriste te kesaj gazete per zullumet e Mbretit te vetem qe kane pasur shqyptaret dhe qe akoma hane buke cdo vakt me LEKUN e tij te vjeter, sepse nuk dine te numerojne me LEKUN e ri te Enver ANTIKRISHTIT. Por per nje moment le t’i pranojme si te mirqene keto trillime enveriste te gazetes DITA dhe te hidhemi ne histori me moderne se ajo e kohes se Zogut. Pa patur nevojen e zbulimeve fantastike me dokumenta TOP SECRET te CIA-s do te shikojme se BOSI sadist i shqyptareve Enver Hoxha gjithashtu ka lindur nga incesti ne familje, por gazetes investiguese DITA nuk i ka ardhur zeri per kete fakt qe e di gjithe Gjirokastra. Me pas le te shkoje ne France dhe te zhbiriloje bordellot e Montpeljese dhe te Parisit ku Enver Aventurieri harxhonte LEKAT e Bahri Omarit, kryefashistit te Tiranes. As per keto fakte ashiqare gazeta famoze DITA nuk ndjehet fare sepse po te ishte zoritur fare pak do te kishte zbuluar se Enver Hoxha ishte edhe HOMO pederast dhe dashnoret e tij franceze e kujtojne akoma me permallim. Por gazeta DITA do te bente akoma me mire qe nga arkivat e CIA-s te Kohes se Qepes te Ahmet Zogut te hulumtonte edhe Ilir Meten, BOSIN aktual te Parlamentit shqyptar qe ka akuzuar Kryeministrin aktual Edi Ramen per incest ne familjen e tij dhe qe u justifikua per keto cilesime ekstravagante te tij ne emisionin OPINION te Fevziut nga virusi qe i kishte infektuar Sali Berisha, virus qe mesa duket ka infektuar edhe gazeten DITA.
Nga e gjithe kjo tymnaje incestesh brenda familjes per BOSAT qe kane drejtuar shtetin tone per disa dekada dhe qe po e drejtojne akoma lind nje pyetje thelbesore qe mendoj se duhet ta bejne te gjithe:
PSE SHQYPTARET KANE ZGJEDHUR NE KRYE TE SHTETIT GJITHNJE NJEREZ TE DEGJENERUAR?
Pergjigja e kesaj pyetje do te zgjidhte automatikisht enigmen akoma me kryesore:
PSE SHQYPTARET KONSIDEROHEN NGA BOTA SI NJE FIS AFRIKE ZULU?
A e di kte fakt Ekrem Spahia?! jam i bindur se po tja kishin thene qe Zogjt benin incest do ja kishte shlu plumin ballit
Le ta hedh ne gjyq po te kete kurajo, ne dac Ekrem Spahia , ne dac Princi i Bujar Nishanit…
Une jam kunder mbretit Zog,por logjika me con aty qe kur ka nje brigadier 5ose 6 dashnore lind pyetja sa mundesi ka nje mbret qe te kenaq shijet e tij seksuale?Ua them une,me e bukura e Tiranes i dorezohej ne shtrat,prandaj une mendoj se kjo eshte nje dashakeqesi se nga kush nuk e di por me qellimin per te goditur moralin e shqipetareve,prandaj ti bejme dislike ketij lajmi genjeshter.
Ketu thuhet shiko ujkun, ti thua nuk jane gjurmet une DANILO…..
Te dhenat e z. Edgar M.Church mbi gjuhet qe ishte ne gjendje te fliste Ahmet Zogu perputhen plotesisht me studiuesin anglez Xheizen Toms (Jason Tomes), i cili thote se Zogu fliste rjedhshem : shqip, turqisht; mire gjermanisht dhe dobet frengjisht. Por keta zoterinj nuk e permendin faktin se Zogu nuk dinte t’i shkruante me gramatike asnjeren nga te kater gjuhet qe fliste. Tani po marrim vesh se Mbreti i veteshpallur Zog I e paska ditur shume mire gjuhen e incestit me te motren Sanije. Pershendetje z. Sulejman Gjana!
Shqiptaret trushperlare duhet nje here te mesojne me lexuar: kur thot ka ndikim te madhe tek vellahu kudo tek shqiptaret e motshme eshte nje gje ma se normale se motra e madhe eshte respektuar edhe eshte pyet si nene.vellahu me motren Kane biseduar cdo here edhe montra je shpirtin per vellahun tek shqiptaret e vjeter. Tek shqiptaret sot,e tek njerezet alla church perkushtimi i montres per vellahun na dell inc est se vete Jane perverse!
Misteri, si u zhduk gruaja që bashkëjetoi me Zogun
• Kërkoi nga shteti Shqiptar pension dhe shitjen e 10 hektarëve tokë që Mbreti i kishte dhuruar me tapi në Xhafzotaj
• Odiseja për të gjetur valltaren e kabareve. Dëshmia e shoqes: E kërcënuan shqiptarët pasi nxori një libër për Oborrin Mbretëror
Publikuar më 15.12.2012 | 11:18
Leonard Veizi
-Një histori e rrallë, pak e njohur për shqiptarët, në mos aspak: Historia e dashurisë së mbretit Zog me një kërcimtare kabareje. Diplomati Idajet Hoxha, ish- Sekretar i Ambasadës së Shqipërisë në Francë, është dhe personi që është marr me problemin ‘Visirova’. Ai sjell këtë histori interesante për lexuesit e “Shekullit”…
Jeni njohës i një fakt pak të njohur, bashkëjetesën e Ahmet Zogut me një kërcimtare parisiane?
Kjo lidhet me aktivitetin tim si diplomat, përkatësisht gjatë kohës që kam qenë në detyrën e Sekretarit të Ambasadës së Shqipërisë në Paris. Gruaja e parë e Ahmet Zogut është një rumune me emrin Tanja Visirova që ka bashkëjetuar, apo siç thuhet‚ ka qenë e martuar pa kurorë. E njoh këtë histori që nga vitin 1975, kur ish-gruaja e parë e Mbretit Zog erdhi në ambasadën tonë në Paris për problemet e saj që lidheshin me faktin e të qenit dhe përfitimet që ajo kërkonte si ish-gruaja e Ahmet Zogut. Tanja Visirova, pas katër vitesh u braktis nga Ahmet Zogu, e ju rikthye jetës së dikurshme të kabareve të Parisit. Por u rrënua. Jetonte në vështirësi. Këtë kohë erdhi në ambasadën tonë.
Çfarë kërkonte nga Ambasada?
Kërkonte lidhjen e një pensioni nga shteti shqiptar si ish-gruaja e Mbretit Zog, si dhe ndërhyrjen për të shitur një sipërfaqe toke që Zogu ia kishte dhuruar me dokument të rregullt, në Xhafzotaj. Me këtë problem, u mora unë. Por historia e Tanja Visirovas, është publikuar në një monografi që hapi shumë probleme për të e ne diplomatët shqiptarë që atë kohë u morëm me shqetësimin e saj. Këtë libër, unë e bleva për ambasadën kundrejt faturave, e dorëzova legalisht në Ministrinë e Jashtme, por çuditërisht nuk di se si ‘humbi’, ky libër. Tashmë, vonë, unë e kam siguruar një kopje të tij… Mua më ndihmoi ditari i shënimeve që mbaja atë kohë, si dhe kujtesa… Gjithashtu, kam vuajtur jo pak për të kontaktuar Tanja Visirovën lidhur me letrën që ajo dorëzoi në ambasadë.
Deklarimet tuaja kanë një baze të dokumentuar?
Mbështetem në dokumentet zyrtare të kohës, në praktikën e punës në ambasadën tonë në Francë, në kërkesën që Visirova dorëzoi në ambasadë si dhe në shënimet e mia që kam mbajtur atë kohë… Ahmet Zogu i Parë, mbreti i shqiptarëve ka qenë i martuar (jo zyrtarisht) dhe ka bashkëjetuar me Tanja Visirovën për rreth 4 vite. Jo vetëm kaq, por Zogu i ka falur Tanjas një sipërfaqe 10 hektarë tokë në Xhafzotaj të Durrësit…
Kur ka ardhur Tanja Visirova në ambasadën shqiptare në Paris dhe cila ishte kërkesa e saj?
Erdhi një ditë dhjetori të vitit 1977 vjen në ambasadën tonë në Francë. Unë ato çaste nuk ndodhesha aty. Ajo u prezantohet, pohon se është ish-gruaja e Ahmet Zogut, duke paraqitur dhe problemet që kishte. Kur u ktheva nga shërbimi, gjeta një shënim në librin e Ambasadës sonë në Paris që ishte lënë posaçërisht në një tavoline ku ishte telefoni i punës. Në dokumentin zyrtar të ambasadës shënohej: “Zonja Tanja Visirova kërkoi një informacion nga Ambasada, nëse ishte e mundur të vihej në shitje një parcelë toke, pronë e saj që ndodhej në Xhafzotaj të Durrësit”. Zyrtarisht, isha i detyruar që ta ndiqja këtë problem. Por me thënë të drejtën, shënimi i lënë në librin e ambasadës ishte i shkurtër, me pak të dhëna e më krijonte shumë vështirësi ta ndiqja si problem. Pas disa ditësh nga ardhja në ambasadë, Visirova kishte marrë përsëri në telefon dhe personi që kishte qenë në shërbim në ambasadë, i kishte dhënë porosinë që të përshkruante në një letër kërkesën e saj, duke dhënë dhe adresën e saktë dhe numrin e telefonit, për të komunikuar direkt me Konsullin kur të ndodhej në Ambasadë. Nuk di sa kohë kaloi, por duhet të ketë qenë muaji shkurt i vitit 1978. Ambasadori Dhimitër Lamani më thërret në zyrën e tij dhe më jep një letër në të cilën kishte vënë shënimin: “Po kjo! Ç’do kjo!? Çfarë pensioni kërkon kjo?!”
Çfarë shkruante bashkëjetuesja e Zogut në këtë letër?
Shkruante: “Kam qenë në martesë pa kurorë me mbretin Zog nga viti 1929 deri në vitin 1933. Zogu më ka dhuruar një parcelë tokë prej 10 ha, që ndodhet diku në vendin e quajtur Xhafzotaj. Unë nuk e di se ku ndodhet ky vend dhe asnjëherë nuk kam shkelur në atë pronë që më është falur me dokumentet që kam, nga Mbreti. Jam e lodhur, pa të ardhura, pa shtëpi. Banoj në hotel pensioni në qytetin e Vensës. Kam shitur kujtimet e mija për të fituar pak të holla për jetesë. Nëse autoritetet tuaja mund të më akordojnë një pension të vogël për vitet që kam qëndruar në strehën mbretërore e nëse mund të vihet në shitje sipërfaqja e tokës që më është dhuruar”. Detyra jonë ishte jo vetëm ta ruanim këtë letër, ashtu si çdo dokument që vinte në ambasadë, por dhe të operonim për zgjidhjen e problemit, duke mbajtur kontakte dhe me sektorin përkatës në Ministrinë e Jashtme në Shqipëri.
Çfarë bëtë pas njohjes me shqetësimin e Visirovas?
Në fakt, nuk u interesova për shënimet që kishte vënë ambasadori Dhimitër Lamani, pasi s’kisha asnjë informacion për këtë njeri. Letra kishte kërkesa që nuk mund të përmbusheshin nga ana ime dhe në rastin më të afërt, unë e futa këtë letër në postën që iu dërgua Ministrisë Jashtme. Por duhet të kalonte një vit, që unë të përballesha përsëri me Tanja Visirovën, por në një mënyrë tjetër e të pa pritur… Isha frekuentues i rregullt i librarive, për të mësuar librat e rinj që dilnin në shitje në Francë. Kjo ishte në përmbushje të detyrës sime shtetërore. Pas një viti ose ca më shumë, një nga librashitëset e librarisë ‘La Martin’, më kthen për të me prezantuar një libër të autores Maria Krepova me titull ‘Tanja Visirova’. Për çudinë time, ajo me futi në këndin e veçantë, ku kishte libra dhe pamje pornografike, ku nuk isha futur ndonjëherë. Mori nga rafti një libër që ishte i ekspozuar. E pashë se kishte të bënte me Shqipërinë e kryesisht me mbretin Zog. Nxora frangat dhe e pagova librin duke i marrë dhe faturën përkatëse. Në muajt pasardhës e dërgova këtë libër në MPJ të Shqipërisë.
Po për sa i përket kërkesave të Tanja Visirovës?
Disa kohë më vonë, planifikova të shkoja në Jug të Francës për kontakte me shqiptarët emigrantë, një praktikë që ndiqej vazhdimisht nga ana e ambasadës. Por, vendin kryesor në këtë udhëtim do ta zinte odisea e kontaktit me të. Për këtë, kisha dhe adresën e vendbanimit të saj. Për nga gjenealogjia ajo ishte e çuditshme. Kishte gjak nga disa kombe. Sipas informacionit që kisha siguruar, babai i saj ishte polak, nëna rumune, gjyshja kineze, tezja polake e rridhte nga dera e njohur e Jozhelinëve. Nga linja e nënës kishte damar mbretëror. Gjyshja nga nëna rridhte nga familje princërore e Strucës, ku, teto e madhe e saj ishte mbretëresha Natalie e Serbisë. Pra, në kohën që po bëhet fjalë, ajo grua që unë kërkoja, banonte në Notre Dame de Sion në rrugën ‘Asis’, në qytetin e Vences. Për të gjithë sa thamë më sipër, ishin paraardhësit e Tanja Visirovës. Nëna e saj që e quante veten vajzë veziri, donte që vajza e saj, të martohej me një mbret. Dhe për çudi, Tanja Vizirova kishte hyrë në planet e mbretit të shqiptarëve, Ahmet Zogut.
Si do të vazhdonte udhëtimi i juaj në jug të Francës?
Pikërisht, ato ditë ishte botuar libri për Tanja Visirovën, e kjo e bënte udhëtimin tim për në Jug të Francës me të domosdoshëm e interesant. Në planingun tim kishte dhe shënime të tjera, për kontakte me shqiptarë për të gjetur hollësira për vendbanimin e përkohshëm të patriotit Ismail Qemali, për të cilin thuhet se ka banuar për një kohë në Nisë. Me këto synime, në një ditë maji, me makinë, u nisa për në Jug të Francës. Turneun e takimeve, e gjykova për mbarë, ta nis me kërkimin dhe takimin me Tanja Visirovën. Kjo favorizohej dhe nga rrugëtimi që unë do të bëja, pasi banesa e saj ishte më afër. Tanja Visirova banonte në Vens, rreth 70 km në veri të Nicës. Disa kilometra para se të futem në qytet, i bëra një telefonatë zonjës Visirova. I rashë numrit të telefonit që ajo kishte lënë në ambasadën tonë në Paris. E formova disa herë numrin që kisha. M’u përgjigj dikush, zë femre, por që nuk ishte Visirova që kërkoja. Ishte pronarja e hotelit, e cila u përgjigj: “Dikur ka banuar këtu, por Tanja Visirova është larguar”.
Librin për Tanja Visirovën e nisa me postën e ambasadës, në Tiranë. Në një farë mënyre, këtu përfundonte dhe detyra ime. Libri ishte i mbushur me foto pornografike e foto të familjes mbretërore. Nga emigrantët zogistë, qarkullonin zëra se ky libër, “është bërë nga propaganda komuniste për të njollosur nderin e Mbretit”
Kujtimet e Visarovës
Bënim dashuri me protokoll
Zogu e priti Tanja Visarovën si i magjepsur. Visirova i tregon Zogut disa histori personale të sajë. Mbreti, pasi e dëgjoi, nxori një dosje që lidhej me të. Mbreti i thotë: “Ju duhet të dini Tanja, unë ju njoh mire’. Ajo reagon e habitur: ‘Si me njihni, qe kur!?’. Zogu i thotë: ‘Në fillim ju kam parë. Ju kam parë kur kërcenit në Folie Berger. Erdha të të shikoja në mënyrë të fshehtë. Veç kësaj, qëndrimi im në Paris ishte shume i shkurtër’. Më pas ai i tregoi fotografi të Visirovas dhe një anketë të tërë policore, duke shtuar: ‘Detektivët ju kanë ndjekur. Na duhej të njihnim opinionet tuaja politike. Të mësonim mënyrën e jetesës!’. Ajo e befasuar e pyeti: ‘pse i keni bërë të gjitha këto!?” Iu përgjigj:”Fare thjeshtë. Unë kam rënë në dashuri me ju. Ju jeni e burgosura ime…”. Në takimin tjetër Visirova i tregon kontratën. Pasi e lexoi, Zogu i tha:”Këta janë hajdutë. Kam thënë të bëjnë një kontratë për 25 mijë, ata e kanë bërë për pesëmbëdhjetë mijë franga. Dhe me thoni ju lutem, pse duhej një garderobë e tërë për ju në Romë?!’. Zogu ishte shumë i egërsuar ndaj ministrave të vet, të cilët, siç thoshte, e vidhnin. Çmimet e të gjitha sendeve që i kishin blerë Tanjas, ishin katërfishuar, ose ishin pesëfishuar në fatura. Mbreti Zog ishte shumë njerëzor me Visirovën, shumë i sjellshëm, i butë. Në fund ai arriti çka dëshironte, por vetëm pas një muaji. Nuk e nxiti. Priti sa të ishte e gatshme. Ja si shprehet Tanja për marrëdhëniet intime me Zogun: “Dhe besoj se e kam çuditur, madje jo në pak gjëra. Kur binte dita, vinin e me kërkonin, shpesh herë. Vetë Ahmet Zogu vinte të më takonte. Hanim bashkë. Kaloja pasditen me të. Të dy bënim plazh me kostume të rregullta banje. Nuk bëhej fjalë fare të bënim not nudo. Protokolli parashikonte dhe orët tona të dashurisë. Dashuria bëhej në të njëjtën orë… Zogu, mendoj se nuk ishte një qenie e ndezur me pasion, më dashuronte, kishte dobësi të madhe për mua, por protokolli, kotësitë e funksionit të tij, merrnin frenat dhe i vinin nën kontroll të gjitha gjërat e tjera….”.
Ahmeti nuk diti të zgjonte tek unë dashurinë fizike
Me 8 Shtator 1929 Zogu festonte përvjetorin e parë të Mbretërisë. E bija e Shefqet Verlacit që e kishte dashuruar marrëzisht, u prish me Zogun. Por kjo nuk e pengoi atë të ishte në euforinë e tij. Kudo që shkonte thoshte: ‘Unë jam Mbret’. Vetëm pasi shkuan në Tiranë, Visirova njohu familjen e tij, shtatë motrat dhe nënën. Armiqësia e tyre ndaj saj ishte e menjëhershme. “Unë isha jashtë shijeve të motrave të mbretit. Nuk kisha prirje të njëjta për gjëra të kota. Ndërsa e ëma e detyroi Zogun ti premtonte se asnjë herë, sa të qe gjallë ajo, ky nuk do te merrte për grua, një vajzë që nuk ishte myslimane. Zogu më foli për martesë, pa dyshim për një martese morganatike, sipas së cilës gruaja nuk do të gëzonte të drejtat ligjore që rrjedhin nga akti i martesës. Një natë pësova një krize apendisiti. Kërkova mjekun. Kur erdhi Zogu në mëngjes me pyeti: ‘Mjeku të pa të zhveshur?! Të preku?’. Unë u tërbova e i thashë: ‘Ju mbaheni për evropian por ju thoni gjëra që vetëm një orientali i vijnë në mendje. Sa për zhveshjen, i gjithë Parisi më ka parë të zhveshur, ministrat e tu, deputetët me kanë parë lakuriq, ndërsa tani që u sëmura, qenka e ndaluar të më vijë një mjek të më vizitoje!?” Tanja Visarova ka qenë një grua e lirë. Nuk u martua, megjithëse ka qenë në prag martese. Ka pasur dashuri si çdo femër që është e lirë. Zogu është një nga dashuritë e saj. Për këtë, Tanja është shprehur: ‘Është meritë e tij që unë u nisa të kthehem vërtet në femër. Zogu nuk diti të zgjonte tek unë dashurinë fizike, nuk më kënaqi kurrë. Për mua dashuria është një festë intime. Pikërisht këtu fle bukuria e saj. Njeriu i zbulon trupin e i hap zemrën e vet një miku. Dashuritë e mia kanë pasur të bëjnë vetëm me mua… Unë kam pasur shpirtin e një gruaje që mbante marrëdhënie të shumta me meshkuj. Nuk kam qenë zonjë lehtësisht e dorëzushme…”. Unë si diplomat në ambasadën e Shqipërisë në Francë, personeli i këtij institucioni, bëmë sa mundëm për zgjidhjen e problemit të Tanja Visirovas, ish-gruas pa kurorë të Ahmet Zogut. Ajo kërkoi kur erdhi në ambasadë e në letrën që la, mundësinë e një pensioni pleqërie si ish-gruaja e Zogut si dhe shitjen e një sipërfaqe 10 ha tokë në Xhafzotaj, të cilën Zogu ia kishte dhuruar me dokument… Unë shkova në adresën që kishim, të takonim pronaren e të mësonim diçka për vend ndodhjen e re të saj. Pronarja më priti tek porta e banesës e më shpjegoi: “Tanja është është larguar. Nuk na kishte thënë më parë se do të largohej nga hoteli ku banonte prej kohësh. Erdhën dy burra, të cilët duhet të ishin mbi 60-vjeç, të veshur mirë, me kravata e kostume të markës ‘Mark & Spencer’ të cilët debatuan gjatë me Tanjën. Kuptova që e kërcënuan, por se për çfarë shkaku, nuk munda ta mësoj. Dëgjova të flitej për një libër, për diçka të keqe që kishte bërë, por jo më gjatë. Pas kësaj, Tanja, e mërzitur, ndoshta për t’iu shmangur rrezikut, iku me gjithë bagazhet e saj. Nuk më la adresë. Me sa kuptova, ata duhet të ishin mbeturina të partisë së mbretit dhe paraqitën një inat të papërmbajtur. Unë e kisha Tanjan një shoqe të mirë dhe nuk e kuptova pse të ishte kjo egërsi e njerëzve të mbretit”.
Dalja e monografisë për të, ku një vend të rëndësishëm zinte Shqipëria e bashkëjetesa e Visirovas me Ahmet Zogun, i vështirësoi gjërat. Tanja Visirova, pas monografisë, ‘u zhduk’ në mënyrë misterioze…
Jetëshkrimi i një diplomati
Diplomati Idajet Hoxha u lind në 1938 në Tërbaç të Vlorës. Studioi për Marrëdhënie Ndërkombëtare (në fushën ushtarake) në Moskë. U kthye në Shqipëri me prishjen e marrëdhënieve në vitin ‘61. Ka punuar si oficer i Sigurimit të Shtetit në Kukës, Peshkopi, Fier e Tiranë. Në vitin 1977-1982 emërohet Sekretar i Parë dhe Konsull në Francë, ku përveç Francës, mbulonte dhe Belgjikën, Luksemburgun, Holandën dhe UNESCO-n. Kthehet në atdhe e punon në detyra të rëndësishme, përfshi dhe atë të Shefit të Katedrës së Shërbimit të Inteligjencës në Akademinë e Policisë.
Kontakt me shqiptarët
Idajet Hoxha thotë: “Në jetën e saj Tanja Visirova s’kishte takuar asnjë shqiptar. Takimi me ta filloi në një pasdite të vitit 1929. Ajo po kërcente në një sallon çaji. Salloni quhej ‘Radio’. Drejtori e prezantoi me dy burra. Ata ishin Ministri fuqiplotë i Shqipërisë në Paris dhe një deputet i këtij vendi. Pas një muaji ishte e ftuar të kërcente në një mbrëmje zyrtare. Ishin ftuar dhe shqiptarët në atë mbrëmje. Ata kishin paraqitur kërkesën për të kërcyer në Shqipëri, në teatrin mbretëror. Duhej të kërcente për mbretin Zog, i cili festonte përvjetorin e parë të hipjes në fron. Lidhur me këtë çast, Visirova kujtonte:”Nuk di të shpjegoj pse para pëlqeva të bëja një turne në këtë vend të largët… Shumë më vonë pyeta veten!: Ishte në dijeni nëna ime për arsyen e vërtetë të ftesës për këtë udhëtim?! Këtë nuk e mësova kurrë. Di vetëm se ajo u nis me një gëzim të madh për të më shoqëruar në këto troje kaq të largëta… Kontrata u nënshkrua në Konsullatën e Shqipërisë në Paris dhe me kërkesën time dhe të Rumanisë, firmosa për një angazhim tremujor në Shqipëri me ftesë të Ahmet Zogut. Të ardhurat nga kjo kontratë i depozituam në një bankë në Paris”.
Visirova në Durrës
Nga 10 gushti 1929, Tanja Visirova do ndryshonte jetë. Këtë ditë, ajo zbriti në portin e Durrësit, ku e prisnin njerëzit më të afërt në oborrin e Zogut. Deputeti i Zogut, i cili së bashku me Lalë Krosin e kishin parë Tanjan duke kërcyer në Paris, e kanë pritur Tanjan sapo ka zbritur nga trageti. Ata shkuam në një sallon buzë Adriatikut. Deputeti i thotë Tanjas se ky sallon është ndërtuar enkas për ju, për stinën e verës… Menjëherë ajo ka pyetur: “Ku është Teatri ku do të jepet koncerti!?”. I thonë së është në Tiranë. I shpjegojnë gjithashtu se Oborri i Mbretit Zog e kalon verën në Durrës dhe se në atë moment ndodhej në krahë të sallonit mbretëror. I lanë të qetësoheshin e të merrnin veten nga udhëtimi i gjatë. Në darkë do e priste Mbreti Ahmet Zogu.
Oh zbuluesi gje i arkivave as nuk guxon me shit emerin e tij mbas ketij ‘zbulimi’?pse?mungon pjesa ku spegohen gjera??.
Dje ishe investi,tash churchi na i siguroj arkat edhe lajmin tjeter se Zogu kishe Po e braktis djal in e vete?!,
kush e beson nder ju ,si shqiptar, se Zogu djalin e tij,te vetmin trashegimtar,e djal asreti,zogu do e braktis ?
Vetem nje amerikan idiot punet me besuar se shqiptar e braktis djalin e vêt,
Kam qene me pune diku ne veri ne kohen e diktatures .
Gjate punes vija re se kishin shume afinitet si djemte edhe vajzat qe ishin kusherinj te pare ,si per Katoliket me shume ,por edhe Myslimanet nuk ngeleshin pas megjithese ishin me dinaker .
Njehere i zura mat 2 kusherinj te pare dhe me mbas e mora per nje “KAFE ” ,djalin qe pompoi vajzen e xhaxhait dhe e dini se c’me tha ;
Cfare po te duhet ty se cka baj une me ciken e axhes ,ajo asht e jemja dhe nuk du me e lane me ma hanger te tjert .
Jam i bindur 100 % qe Zogu e ka pompuar SANIJEN ,bile gojet e liga thone qe e jema e zogut qe ka vdekur aty nga 1936 me duket e dinte kete fakt dhe ky fakt ja pershpejtoi vdekjen ,sido qe edhe babai i ZOGJIT me duket ishte lindur nga INCESTI .
Ku eshte me i Madh FANATIZMI ,mu aty eshte po AQ i Madh edhe DEGJENERIMI.
Nje verejtje : E lini ate tru-peshkun ,mbeshtetesin e mbreterise ,””NASSRUDININ” ,sepse ate e kemi ketu si DHINE ne mes te DHENEVE .
Super,super genjeshter e gazetave per tu shitur,pune e ndyre e tyre,mbreti te vej te motra o trapa qe e besoni,po ai zgjidhte me dore si e zgjodhi bukuroshen nga Hungaria o idiota!
Ne kete krize morale qe jemi momentalisht mendoj qe keto histori nuk jane ato qe na duhen.
Dhe pa keto po pallohen neper familje e po lene nam si rasti i atij te Librazhdit qe fjeti me nenen. ( Kur e beri Zogu ,X, Y pse mos ta beje Shqiptari i thjeshte)
Me nje ish mbret qe shkon me motren , me disa udheheqes qe perfliten per inceste ne familje i bie qe pa u Shkerdh..er ne familje shanset me udheheq kete popull i ke te vogla.
Jeni dakort me kete perfundim???
Duhet vendosur ligji qe maloket dhe katunaret mos emerohen ne qeveri,kryeministra dhe presidente.Boll,se na nxorren bojen si komb!