Mike Pompeo, drejtori i CIA-s, vlerësoi dje në mbrëmje se Koreja e Veriut po zhvillon me një ritëm alarmues aftësitë e saj për të nisur një sulm bërthamor kundër SHBA-së, por e minimizoi mundësinë e një përplasje ushtarake me Phenianin.
“Çdo herë që bëjnë testime me raketë, apo me një raketë bërthamore, ata fitojnë ekspertizë dhe mund të themi se po përparojnë me ritme alarmuese”, deklaroi Pompeo për “Fox News”, i pyetur mbi mundësinë që një raketë bërthamore koreanoveriore të godasë tokën amerikane.
I pyetur për të ditur nëse amerikanët duhet të shqetësohen për rritjen e tensioneve me Korenë e Veriut, Mike Pompeo u përgjigj se “asgjë nuk është e pashmangshme”.
“Asgjë nuk është e pashmangshme. Por kujdes, mundësia e lartë që një raketë bërthamore të godasë SHBA-në është një kërcënim shumë i rrezikshëm”, shtoi drejtori i agjencisë së shërbimeve sekrete amerikane.
Këto fjalime vijnë pas një jave përshkallëzimesh verbale mes SHBA-së dhe Koresë së Veriut.
