Lirisht mund ta quajmë këngëtarin më romantik shqiptar. Alban Skenderaj një javë më parë bëri propozimin më romantik që kishim parë ndonjëherë ndër artistësh, duke e propozuar të dashurën e tij Miriam Cani, gjatë pushimeve në ishujt Maldive. Ku? Në fund të oqeanit indian. Tani ai vjen më një këngë kantautoriale dhe autobiografike, që flet pikërisht për momentin e propozimit për martesë, kënga mban titullin “Nëse thua PO”. Për këtë prodhim tijën Albani shpjegon si një këngë:“Të thjeshtë, të ndjerë dhe të freskët” dhe pikërisht e tillë është muzika e cila vetëm brenda pak ditëve ka marrë shumë klikime në internet”. Albani thotë se kënga ka qëlluar rastësi, por në nuk i besojmë, mendojmë se kjo gjë ka qenë e planifikuar kohë më parë nga Albani. Ai në profilin e tij në Facebook shkruan: “Kësaj radhe çdo gjë erdhi në momentin e duhur! Rastësia është Mbret i Botës 😉 Klipi i ri për ju “Nëse thua PO”. Një videoklip i thjeshtë dhe pa shumë kosto, ashtu siç di vetëm ai të bëj, në të janë përfshirë edhe skena nga vet jeta e Albanit si edhe gjesti propozimi nën ujë që ai ia ka bërë Miriamit.

Ma ch’è cazzo di notizia è questa .ma chi senefrega .
Lum si Mirjami.
magnifique bravo alban