Çifti çon në gjykatë fotografin e dasmës, arsyeja shokuese

Leda Hysa

Një ҫift në Britaninë e Madhe kanë paditur fotografin e dasmës së tyre.

Fotografi u kishte bërë 96 foto shoqërueseve të nuses ndërsa vetëm 11 foto asaj që duhet të ishte mbretëresha e mbrëmjes.

Por, nuk mbaron me kaq, shumë foto të kapura nga fotografi tregonin gjoksin, dhe të pasmet e të ftuarve në dasmë, dhe disa nga foto ishin pa fokus dhe të turbullta.

Ҫifti ka deklaruar se kanë mbetur të shokuar nga fotografitë, gjë e cila i ka shtyrë ata të çojnë në gjykatë fotografin e të fitojnë 600 sterlina dëmshpërblim.

Fotografi është mbrojtur duke deklaruar se shkak për këtë është bërë moti i keq.

l.h/ dita

Share This Article
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *