Çifti kritikohet për fotot e dasmës, akuzohen për ofendim

Leda Hysa

Xhon Milton, një fotograf udhëtimesh nga Amerika, tha se donte që ai e gruaja e tij të kishin foto dasme nga më të veçantat.

Ata kanë bërë foto në Kongo sikur çifti mbahet nën kërcënimin e armës nga një person me maskë, buzë një vullkani.

Më pas, gruaja e Miltonit, e veshur si nuse, shëtit nëpër getot e Kongos.

Një tjetër foto ka një unazë të vendosur mbi një fishek.

Shumë njerëz nuk dinë si të reagojnë për fotot e çuditshme, por të tjerë i quajnë ofenduese për Kongon dhe për njerëzit që jetojnë në lagjet e varfra. Fotot u bënë virale dhe Milton ka nxituar që t’i fshijë nga faqja e vet e Instagramit.

l.h/ dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *