Çifti në mes të propozimit, ndërhyn i ati: Thuaj jo

Leda Hysa

 

Një nga ngjarjet më të këndshme të kësaj jave ishte një propozim romantik i një çifti në Nevada që mori gjithë vëmendjen mediatike për hir të natyrës aq sportive të babait të vajzës.

Teksa një djalë, Levi Bliss i propozoi të dashurës së tij, Allison në një pikë shumë strategjike të Nevada-s ku edhe fotot mund të shkrepeshin në mënyrë perfekte, në horizont ka dalë i ati i Allison i cili mbante një tabelë në dorë ku shkruante: “Thuaj jo”.

Sigurisht kjo ka qenë një shaka e menduar nga të gjithë, sepse babai ishte në dijeni të propozimit dhe ishte shumë dakord që vajza e tij të lidhej zyrtarisht me të dashurin e saj me të cilin kishte dy vite.

Allison ka treguar për BuzzFeed se është emocionuar aq shumë, ka shpërthyer në të qara dhe kur ka parë më pas babanë me tabelë në dorë s’ka mundur të mbajë dot lotët nga të qeshurat.

“Ishte një miks ndjenjash dhe për këtë jam shumë e lumtur. Dy meshkujt më të rëndësishëm të jetës time janë të vetmit që mund të më jepnin të tilla emocione” – ka shkruar ajo.

l.h/ dita

Share This Article
2 Comments
  • Kudo ekziston kontradita ndermjet te rese dhe te vjetres pavarsish zakoneve folklorike te cdo nacionalitetit e nivelit ekonomike e shoqerore.
    E reja emocionohet per pranim lidhje me te dashurin.I vjetri me unazen ne gisht qe ka sjelle te ren(vajzuken) dhe e vrojton nga larg kerkon ti thot JO lidhjes qe vajzukes ia don shpirti dhe zemra.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *