Ish-presidenti i Amerikës, Barack Obama së bashku me bashkëshorten e tij Michel, kanë nënshkruar një marrëveshje shumë-vjeçare me Netflix për të prodhuar filma dokumentarë.
Nga Netflix kanë bërë të ditur se ish Presidenti dhe Zonja e Parë kanë nënshkruar marrëveshje disavjeçare me kompaninë e shërbimeve.
Në të përfshihen, filma, seriale dhe dokumentarë.
“Unë dhe Barack gjithmonë kemi besuar në fuqinë e tregimit të historive të ndryshme që na inspirojnë” ka thënë Michelle Obama.
Detajet e sakta të programeve mbeten të publikohen së shpejti.
“Orange is the New Barack” është një nga idetë e para që mund të ketë producentë çiftin Obama.
l.h/ dita

Oh, sa te bukur qe jeni !
Miresia juaj, mencuria juaj, urtesia juaj, kopetenca juaj, aftesia juaj, shkelqimi juaj, klasi juaj, na mungojne.
Zoti ju bekofte per ate qe bete per Ameriken dhe boten mbare!