Çifti Rama merr bekimin për fëmijën

redaktor

Për një orë me radhë Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama u takua me kreun e Kishës Katolike Papa Françeskon në Vatikan. Cifti kryeministror mori bekimin për shtatzaninë e Linda Ramës. “Audienca me Papa Françeskun, një orë e mrekullueshme përballë thjeshtësisë së Njeriut”, shkruan Rama në twitter. Në pallatin Apostolik, kryeministri takoi kardinal Pietro Parolin, Sekretar i Shtetit të Vatikanit, të shoqëruar nga kryepeshkopi Dominique Mamberti, Sekretar për marrëdhëniet me Shtetet. “Në bisedën e përzemërt është vënë theksi në marrëdhëniet e mira që ekzistojnë mes Selisë së Shenjtë dhe Shqipërisë dhe është diskutuar rreth çështjeve me interes të përbashkët lidhur me marrëdhëniet mes komunitetit kishës dhe atij civil, siç janë dialogu ndërfetar dhe kontributi i Kishës në të mirën e përbashkët të shoqërisë shqiptare”, shkruan ne nje komunikate per shtyp Vatikani. “Biseda u përqendrua gjithashtu edhe në në çështjet kryesore të Rajonit dhe në rrugën e Shqipërisë drejt integrimit të plotë në Bashkimin Europian”, përfundon komunikata./hermes

Share This Article
3 Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *