Çifti “ringjall” pyllin e familjes, mbjellin 2 milionë pemë

J L

Një çift brazilian ka arritur të shndërrojë një pyll të shkatërruar, në një pyll plot jetë e gjelbërim. Ata kanë mbjellë më shumë se 2 milionë pemë në 20 vite.

Fotografi Sebastião Ribeiro Salgado u tmerrua kur zbuloi se një zonë pyjore, e cila i përkiste prindërve të tij ishte shpyllëzuar tërësisht.

Frymëzues është fakti se si ai dhe gruaja e tij, Leila mbollën pemë në parcelën prej 1745 hektarësh, përreth fermës së familjes së tij, duke përdorur vetëm fara nga ai rajon.

Tani, 20 vite më vonë, pylli është kthyer në një “mrekulli”’ tropikale.

Për më tepër, aty është rikthyer dhe bota e gjallë shtazore.


j.l./ dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *