Një selfie përpara hotelit luksoz ‘DownTown’ prej 63 katesh në Dubai i cili u përfshi nga flakët natën e djeshme menjëherë pas mesnatës.
Një çift i ri ka zgjedhur pamjen e hotelit luksoz teksa digjej për të dërguar një mesazh urimi për vitin e ri duke zgjedhur te bëjnë edhe pak shaka, pavarësisht pamjes aspak për të qeshur pas shpinës së tyre:

“Dubai im i dashur. Zoti të bekoftë dhe të ruajttë! Ti gjithmonë na surprizon me fishekzjarrët më të mëdha”, shkruan çifti në postimin e fotos.

Zjarri e përfshiu hotelin luksoz menjëherë pas ndezjes së fishekzjarrëve nga kulla Khalifa Burj, e cila është ndërtesa më e lartë në botë.

