Cikalleshi dhe Mavraj: Miqësoret si sfida Europiani

redaktor

Sfidat ndaj Austrisë dhe Luksemburgut nuk janë thjesht miqësore. Sulmuesi Sokol Cikalleshi dhe mbrojtësi Mërgim Mavraj shohin në këto 180 minuta mundësinë për të treguar veten, por gjithashtu për të bindur edhe trajnerin De Biasi se meriton një vend për në europian.

“Tani fillon puna për kampionatin europian. Jam i lumtur që i shoh këta futbollistë bashkë. Këto miqësore janë një mundësi për të treguar vlerat dhe t’ia bëjmë më të vështirë trajnerit për të bërë zgjedhjet”.

Cikalleshi

“Jemi këtu për kombëtaren edhe pse janë ndeshje miqësore, këto janë të rëndësishme për ato që kërkon trajneri”.

Sokol Cikalleshi është një nga futbollistët më në formë të kombëtares shqiptare, duke folur me gjuhën e golave në kampionatin turk. Megjithatë ai nuk është i vetmi nga kuqezinjtë që vjen me realizime në këtë grumbullim, por konkurrenca nuk e tremb, madje e sheh si sinjal pozitiv për ekipin.

“Jemi mirë që shënojmë me skuadrat tona pasi do të jemi gati për kombëtaren. Çdo ndeshje është e rëndësishme dhe ne jemi gati të bëjmë atë që kërkon trajneri. Ndaj Austrisë shpresojmë të bëjmë një rezultat pozitiv”.

Shorti rezervoi në grup dy skuadra shumë të forta, por kuqezinjtë janë të bindur se mund të arrijnë diçka të madhe.

“Në finalet e europianit ndeshjet janë të vështira por ne do të shkojmë të bëjmë surprizën”.

Pas listës së publikuar nga trajneri De Biasi për dy miqësoret e radhës nuk kanë munguar edhe polemikat. Lëniet jashtë në këto dy sfida të mesfushorit Alban Meha dhe sulmuesit Hamdi Salihi kanë sjellë reagime të ndryshme. Mbrojtësi Mërgim Mavraj e trajton çështjen si një profesionist i vërtetë.

“Jam në kontakt më shpesh me lojtarët e tjerë sesa me stafin. Konkurenca është pjesë e suksesit dhe si profesionist ke nderin të mbash fanellën e kombëtares. Për ata që nuk grumbullohen i kuptoj mirë por këto janë pjesë e profesionit dhe gjithçka vjen nga konkurrenca. Kjo nuk ndikon aspak në harmoninë e grupit”.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *