Cikalleshi shënon autogol, dënon skuadrën e tij (VIDEO)

Dita

Sokol Cikalleshi ka shënuar një autogol duke i shkaktuar humbje skuadrës në ndeshjen e cila ishte e vlefshme për takimin e parë të “play-off”-it në Ligën e Europës.

Fillimisht Shakhtar Donesku kaloi në avantazh në minutën e 24′ të pjesës së parë me një autogol të sulmuesit kuqezi. Gjuajtja e Rasitskit me të majtën u devijua nga Cikalleshi në tentativë për të mbrojtur portën, por topi u devijua në rrjetë.

Kur pritej një reagim i vendasve, miqtë kalojnë sërish në avantazh me anë të Kovalenkos, i cili shënon golin e dytë në minutën e 41′.

Në pjesën e dytë Basaksehirit shënoi në minutën e 56′ me anë të Belozoglusë me 11-metërsh, por rezultati final foli në favor të ukrainasve që tashmë presin turqit në ndeshjen e kthimit.

Ndeshja mes Basaksehirit dhe Shakhtar Doneskut u mbyll në shifrat 1-2.

 

https://youtu.be/zlOBcTfY5Xc

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *