Nuk munda dot-o miq!
Nuk munda dot-o miq,
t’ju ndizja dritë të gjelbër,
se kishim shumë armiq,
dhe ishin shumë të egër.
Nuk munda dot aspak,
t’ju nxirrja ju prej territ,
gjithkund kërkojnë gjak,
sot bijtë e Luçiferrit.
Nuk munda dot-o miq,
t’ju ndizja dritë të gjelbër,
ma zinte çdo udhëkryq,
një ujk-a një kuçedër.
Në dallgë e në furtunë,
e shkova gjithë jetën,
të liqtë ishin shumë,
unë isha Një i vetëm.
Dhe nuk më bëri dritë,
as dielli-as hëna,
dhe shtigjet natë e ditë,
të gjitha qenë të zëna.
Më shkoi e gjitha kot,
kjo jetë-jetë qeni,
për ju-më-s’bëj gjë dot,
pra bëni si të bëni.
Lëvizni vetë nga pak,
nga sytë largoni gjumin,
pështyni mbi batak,
mos rroni tok me llumin!
Ne e bëjmë Botën
Bota s’është e mirë,
Bota është e ndyrë,
a ç’më çani kokën!.
S’na bën Bota neve,
ne e bëjmë Botën…
Ç’është dashuria?
E ç’është dashuria vallë?
Dritëz e bardhë në netë të zeza..
E ç’është dashuria vallë?
Një zjarr i ndezur në varreza!..
Ai që pushton një zëmër..
Sa kështjella u pushtuan,
po koha lavdinë e treti,
ai që pushton një zëmër,
më i madh është dhe nga mbreti!
Fati im…
Gjashtëdhjetë vite jetova,
mes këngës dhe pikës së lotit,
dhe fatin tim s’ja besova.
Asnjëherë
As juve-as Zotit…
Kur erdha tek ty.
Zemra i dha gjoksit,
tri rrahje të forta,
dy luanë të bardhë,
më prisnin tek porta.
Shtanga menjëherë,
desha-apo s’desha,
ti rrije mes tyre,
porsi luanesha.
Nga të dy luanët,
zëmra nuk më theri,
s’ishin të vërtetë,
ishin prej mermeri.
Tani zëmra ime,
nuk rreh-po buçet,
veç ti Luaneshë,
ishe e vërtetë..
Ndjenja..
Ndjenjën s’e rrit luksi,
ajo s’do t’ja dijë,
dhe në një kasolle,
mund të vetëtijë..
A.DUKA

Spina si puna jote Ka pas boll,bile thuhej se ne ç’do tre vete njeri eshte I shtetit,fuks me nje fjale.Se nuk I besom Zotit dihet se kshtu ju kaliti partia,prandaj jeni ateist.Megjithse kur nuk I fute servilizem partiak me pelqen poezit tuaja
Thonë, ke ndrruar emrin,
ca të tjerë , kombësi,
e nuk quheni më shqiptarë,
por Mark-uku një kafsh- shpellar.
që ha mut me goje si zagar !
Nëna jote s’ka vënë buzën në gaz,
nga gomarllëqet tua ,me thasë,
që se ktheve më kokën pas,
Gjuhën e nënës paske harruar.
sharlatan ,vegël vrastare je kthyer .
Zik zak:Nuk habitem per ato qe shkruan.Po mendoj se jeni edhe ju I till,fuks me nje fjal po Jo poet.Nuk po ju fyej vetem se jeni mbi1500 milje larg nga une.Meritoni tu fyej me çfar te permban pragu,po nuk bie ne nivelin tuaj o sekretari i partis se fshatit me later klas.Pyte ate qe ju Ka lindur se mos Ka ndonje lidhje me poetin nga qe e mbroni.
Nuk eshte puna per fyerje por ti Mark.UK mund ta vendosesh mendjen te punoj me sakte.Mbasi mbaron larjen e pjatave ne U.K me mire merru me zbavitje.