Fitore surprizë e fierakut përballë ish-presidentit Anxhaku, në psot prej 12 vjetësh
Ervin Lika është zgjedhur president i Federatës Shqiptare të Çiklizmit, pas zgjedhjeve të djeshme, duke pasuar në këtë post Skënder Anxhakun, i cili largohet pas 12 vjetëve në krye. Lika, ish-çiklist i Apolonisë, do të drejtojë sportin e dy rrotave për aktër vitet e ardhshëm, pas fitores befasuese të arritur në asamblenë zgjedhore, në Hotel Tirana International. Sfidani Lika mori shtatë vota, të cilat ishin mjaftueshëm për të hequr nga posti Anxhakun, me pesë vota. Interesant ishte fakti se ish-presidenti mori votat vetëm nga pesë klubet që e kishin propozuar, ndërsa pasardhësi i tij, i propozuar vetëm nga Tirana, mori vota edhe nga klube të tjerë, ndër më të rëndësishmit në çiklizmin shqiptar, Vllaznia, Flamurtari dhe natyrisht Apolonia. Asambleja pati momentet e saj të tensionit, pasi aty nuk u lejuan për të ndjekur zhvillimet një numër çiklistësh.
Besnik Musai, përfaqësues i Tiranës, kërkoi që sportistët të lejoheshin në sallë, por propozimi i tij nuk u pranua. Lika premtoi se do të sillte një frymë të re bashkëpunimi në këtë sport, ndërkohë që ai mori urimet e para edhe nga ish-presidenti Anxhaku.