Çiklizmi shqiptar peng

anazapta

Çiklizmi shqiptar po mbahet peng nga një vulë që Ministri Sporteve Visar Zhiti nuk e merr guximin që ta lëshojë e nga ish-presidenti i kësaj Federate Skënder Anxhaku. Kjo plasaritje që vjen në këtë sport pas 88 vitesh po çon drejt një situate aspak të mirë këtë sport. Organizata Kombëtare Sportive Jofitimprurese “Federata Shqiptare e Çiklizmit” e krijuar në mesin e muajit qershor të këtij viti nga 7 shoqata sportive e dy klube shume sportesh janë irrituar ditët e fundit dhe nuk e durojnë më këtë gjendje. Kampioni dhe çiklisti i kombëtares Besmir Banushi, njëkohësisht sportist i Apolonisë bashke me Ardit Vorfën e Vllaznisë kane reaguar ashpër duke dhënë edhe ultimatume.

“Nuk e kuptoj se pse ndodh e gjitha kjo. Ne jemi sportistë dhe duam të bëjmë sport. Jemi konform të gjitha rregullave e ligjeve që parashikohen. Kemi të gjithë të drejtën e mundshme që Ministria Sporteve të na njohë legalisht dhe të bëjë të mundur firmosjen e organizmit që kemi krijuar me të gjitha ekipet në Shqipëri. Skënder Anxhaku është i vetëm dhe pa asnjë të drejtë. Ministri duhet ta kuptojë që ky person po na dëmton rëndë dhe nuk duhet ta mbajë më me shpresë, as ai as ndonjë vartës i Zhitit. Nëse nuk respektohet ligji dhe e drejta atëherë çfarë duhet të bëjmë ne?! Nuk mund të qëndrojmë me duarkryq, për herë të fundit paralajmërojmë që kjo situatë të zgjidhet dhe Ministria të na njohë, në të kundërt reagimi jonë do të jetë me përmasa shumë më të mëdha” – ka deklaruar kampioni i Shqipërisë.

Vetëm pak ditë më parë ekipet bënë një protestë para Ministrisë së Sporteve pikërisht për këtë problem, por askush nuk u shqetësua. Çiklisti i Vllaznisë Ardit Vorfa është në të njëjtën linjë me Banushin madje deklaron se do të mbajnë grevë urie nëse gjërat nuk shkojnë në vendin e duhur. “Kemi përdorur të gjitha mjetet e mundshme demokratike. Po respektojmë çdo nen të ligjit shqiptar. Edhe pse kemi plotësisht të drejtë ende na trajtojnë si fajtorë. Statusi i Federatës që krijuam qëndron në zyrën e Ministrit Zhiti dhe nuk vuloset.

Kemi pritur shumë ndaj nuk kemi më kohë. I bëjmë thirrje Ministrit që të na legjitimoje sepse në të kundërt do të futemi në grevë urie. Nuk është thjesht presion ndaj askujt, nuk na mbetet gjë tjetër” – thotë Banushi. Ky ultimatum i çiklistëve vjen pas një pritje të gjatë e bisedash të njëpasnjëshme por që ende nuk kanë zgjidhur asgjë. Skënder Anxhaku vazhdon aktivitetin ilegjitim si i vetëshpallur President i Pseudofederatës shqiptare të çiklizmit e duke shtuar këtu edhe hezitimin e Ministrit Zhiti, çiklizmi shqiptar po kalon ditët e tij më të vështira. Ndoshta e gjitha kjo mesele është edhe për të shmangur përgjegjësitë teksa Ministri Zhiti me shumë gjasa po pret lënien e detyrës pas humbjes se demokratëve më 23 qershor e zëvendësimin me Ministrin e Qeverisë së re të Edi Ramës.

 

Share This Article
4 Comments
  • Se pari jo vetem ciklizmi por te gjitha sportet ne pergjithesi po vuajne nga nje semundje qe tanime eshte e pasherueshme . Ndersa ne sportin e ciklizmit problemi eshte edhe me per te ardhur keq. Ku drejtuesit nuk kan harmoni me sportistet , ku rregullat dhe rregulloret nuk respekohen ,ku drejtuesit jane zgjedhur dhe vazhdojne te zgjidhen te pa afte dhe qe nuk kan te bejne fare me pasionin e ciklizmit . Beni ciklizem te kuotoni se cfar sporti eshte dhe njerezit e duhur qe duhen per te drejtuar, Uror qr ky sport i shume figurave te kthehet sa me shpejt ne normalitet , uroj qe ciklizmi te kthehet po aq i dashur per publikun,uroj gjithashtu qe ciklistet te trajtohen per ate qe meritojne dhe per sportin e bukur qe ushtrojne .

  • Sporti i ciklizmit eshte nje nder sportet me te bukra dhe duhet te kete vemendjen e ministrit Zhiti.
    e respektoj per zgjatjen e kohes per reflektim por skender Anxhaku nuk e meriton ,ai eshte nje ordiner dhe Zhiti mendoj sdo ta hedhi poshte se ka bere burg ne monizem po ai edhe sot eshte per burg se eshte hajdut ordiner dhe nuk duhet te hezitoj se vetem lartesohet.
    Te largohet me urgjence se dhe zgjedhjet i ka bere me maskarelle une kam qene perfaqesues i nje klubi dhe flas me pkopetence qe ai po e shkatrron.

  • VISAR ZHITI ESHTE NJE I PAAFTE DHE INJORANT,SKA ASNJE NJOHURI NGA SPORTI DHE ISHTE MINISTER !!!KJO NDODH VETEM NE SHQIPERI QE PARTIAKET INJORANTE MARRIN PUSHTETIN DHE VJEDHIN NJERZIT!!DUHET TE JAPE EDHE KY LLOGARI PER PISLLEQET QE KA BERE!!

  • vetem hitleri do i jepte gjykimin e duhur skender anxhakut me gjith ato pisllice qe ka bere duke perdorur federaten e ciklizmit per te kaluar emigrant jasht shtetit ne kohen kur nuk ishin hapur vizat si sportist te ksaj federate nderkoh qe ata zdinin ti jepnin bicikletes e shum e shum gjera te tjera UCI-ja cdo vit sjell 8 biciklete ne shqiperi si dhurat nderkoh anxhakut i duken si pron te tijat edhe i shet ne ballkan , sa per zhitin ai i shkreti plak eshte genjyer nga nje drek e anxhakut edhe e ka ngren qoften tani sepse anxhaku esht i till per neutralizuar njerzit qe i duhen apo me nje grusht parash te premtuara mbas premtimit te postit ,,,,,, ZHITI vije trurin ne veprim mos bje pre e kriminelve FLM

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *