Cikloni godet SHBA-në, të paktën pesë viktima

Ornela
Coastal areas in New England are bracing for the high tide that is scheduled to be at it's highest as seen in Scituate, Massachusetts before receding to lower tide until night fall on March 2, 2018. High winds, rain and flooding is taking place in Scituate and the surrounding coastal areas of Massachusetts as a storm known as a 'bomb cyclone' makes it way past the East Coast. / AFP PHOTO / RYAN MCBRIDE (Photo credit should read RYAN MCBRIDE/AFP/Getty Images)

Të paktën pesë persona kanë vdekur nga cikloni që ka goditur orët e shkuara brigjet lindore të Shteteve të Bashkuara, në një zonë me 80 milionë banorë.

Cikloni “Nor’easter” erdhi me erëra me forcën e një uragani dhe stuhi shiu, duke përmbytur rrugë e duke detyruar anulimin e fluturimeve ajrore dhe lidhjeve hekurudhore. Më shumë se 1.5 milionë njerëz ngelën pa energji elektrike në Maine, të Karolinës së Veriut.

Stuhia ka goditur edhe mjetet, ku makina të rënda janë përmbysur në rrugë. Valët e larta sa një shtëpi dy katëshe janë përplasur në brigjet e Massachusetts.

Pesë viktimat janë goditur nga pemët apo degë të thyera nga era. Bëhet fjalë për një grua 77-vjeçare, e goditur nga një degë peme para shtëpisë së saj në Baltimora.

Një burrë e një fëmijë 6 vjeç në vendndodhje të ndryshme të Virginia-s, një djalë 11 vjeç në Nju Jork dhe jnë burrë në Newport, Rhode Island janë viktimat e tjera.

Shkolla dhe zyra janë mbyllur në SHBA para parashikimit.

o.j/dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *