Cikloni i dhunshëm vërshon në Fizhi

redaktor
epa05171509 A handout picture provided by the National Oceanic and Atmospheric Administration (NOAA) shows Cyclone Winston over Fiji, 20 February 2016. Airline flights in and out of Fiji were cancelled as a category-5 cyclone bore down on the South Pacific island nation. Cyclone Winston was packing average wind speeds of about 220 kilometres per hour with gusts of up to 315 kmh, the Fiji meteorological service said. Tourist videos showed downed power lines and strong sea swells in low-lying coastal areas as the leading edge of the storm began hitting the islands. EPA/NOAA/HANDOUT HANDOUT EDITORIAL USE ONLY

Autoritetet në ishujt Fizhi kanë shpallur gjendjen e jashtëzakonshme për shkak të mbërritjes në arqipelag të ciklonit Winston, i shoqëruar nga erëra të forta deri në 285 kilometra në orë.

Fluturimet ndërkombëtare janë anuluar dhe autoritetet u kanë bërë thirrje banorëve që të gjejnë streha të sigurta për të kaluar natën. Gjithashtu, autoritetet kanë vendosur shtetrrethim kombëtar që prej orës 18, me orën lokale.

Kryeministri Voreqe Bainimarama ka siguruar përmes një postimi në Facebook se qendrat e evakuimit të ishullit janë operative dhe se qeveria është gati të përballet me një krizë të mundshme.

“Si vend jemi përballë një prove të vështirë. Duhet të qëndrojmë të bashkuar si popull dhe të ndihmojmë njëri-tjetrin”, ka deklaruar kryeministri.

Qeveria ka shpallur gjendjen e fatkeqësisë natyrore për 30 ditë, duke i dhënë kompetenca të posaçme policisë për të kryer arrestime pa qenë nevoja e një mandati, në interes të sigurisë publike.

Sipas qendrës amerikane për paralajmërimin e tajfunëve, erërat që shoqërojnë Winston kanë arritur deri në 285 kilometra, shpejtësi që në disa raste është tejkaluar duke kapur 350 km/h.

Kryeqyteti fizhian ka gjasa që të mos bjerë pre e fuqisë së madhe të tajfunit, por resortet turistike janë mbyllur. Në ishujt aziatikë jetojnë rreth 900 mijë banorë.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *