Nuk ka gallatë më të madhe , ndoshta edhe Ben Hill apo mister Bini do të gajaseshin apo do ta kishin zili humorin brilant të Lulit dhe Saliut. A ka tallje b..the më të madhe se kur ndëgjon nga goja e Lulushit (alias Berisha ) se ne nuk duam që drejtësia të ( mos ) kapet nga politika?!
Kush drejtesi “do kapet”, ajo e 21 janarit? Saliu dogji e shkatërroi gjithë Shqipërinë në 1997. U vranë mbi 5 mijë njerez dhe Shqipëria për pak desh shkoi në luftë civile dhe ato nuk u dënuan nga kjo drejtësi shqiptare për krime kundër njerëzimit, por vazhdojnë përsëri të na bëjnë karkadhia. Bëri grusht shteti në shtatorin e vitit 1998 dhe mori pushtetin me dhunë dhe nuk i hyri gjemb në këmbë. U vodhën 230 milionë euro të rrugës Durrës- Kukës dhe nuk u dënua Lulzimi nga kjo drejtësi. Ka mbi 21 vite që akoma nuk i gjendet kufoma Remzi Hoxhës. U vranë gra e fëmijë në Gërdec dhe ata janë përsëri në politikë. Tani shfaqen si luftëtarë të paepur në luftën kundër hajdutërisë dhe korrupsionit ata që kanë shitur pjesë të territorit shqiptar dhe duhet të ishin dënuar për tradhti.
Të vjen të shpërthesh, pra kur dëgjon nga goja e këtyre bastardëve fjalën “drejtësi”. Dhe në këto çaste më kujtohen vargjet e Migjenit të madh: “Sikur të kisha një grushtë të randë…” Do doja t’i shtypja si miza këta maskarenj.
Letër e nënshkruar
Bujar Cani
