Cila është arsyeja e këtij kontrasti?

anazapta

Miq të “Ditës”! Dua të ndaj me ju një impresion, një përshtypje që më ka ngacmuar prej vitesh nga ndjekja në TV e “turit” të Francës në çiklizëm. Krahas spektaklit sportiv, ky tur për 22 ditë rresht ofron pamje të mrekullueshme të thuajse gjithë Francës, qytete, fshatra, fusha, male, lugina etj. Më ka ngacmuar, ndër të tjera, pamja e fshatrave: shtëpi të mesme, me 2 kate (rrallë 3), të thjeshta, me mure tulle e guri, me çati të pjerrëta guri, me oborr, gjelbërim dhe çdo cm2 e mbjellë.

Kjo thjeshtësi e fshatrave francezë është impresionuese. Dhe të mendosh që jemi në vendin kapitalist më të zhvilluar nga ana ekonomike, kulturore, urbanistikës dhe arkitekturës në Europë. Nuk dinë ata njerëz apo nuk kanë para të ndërtojnë vila e super vila për 200 apo 300 vjet zhvillim rural?

Se këtu në Shqipëri, në vendin tim, për 20 vjet kapitalizëm, pushtetarë lokalë, njerëz të zakonshëm, “biznesmenë”, kanë ngritur super vila me pishina e çudira të tjera arkitektonike. Nga një anë më vjen mirë për ne që ja kemi arritur të realizojmë aq shpejt ato gjëra që francezët nuk kanë mundur t’i bëjnë për shekuj; vetëm nuk arrij të kuptoj arsyen e këtij kontrasti. Me respekt, Th.N.

 

SMS në DITA

Në 0689073730

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *