Cila është data e saktë e themelimit të Durrësit?

anazapta

I nderuar lexues! Durrësi është një nga qytetet më të vjetra të Shqipërisë. U themelua si qytet në vitin 627 p.e.s. nga kolonistë korinthas e korkyras. Qyteti mbajti emrat Epidamn dhe Dyrrah (nga i cili rrjedh emri i sotëm). Duke pasur një popullsi të madhe ilire dhe shkëmbime me pjesën tjetër të vendit, qyteti pati një zhvillim të menjëhershëm. U zhvillua tregtia, arkitektura dhe arti, gjë që dëshmohet sot nga mozaiku ‘Bukuroshja e Durrësit’. Pas shek.V p.e.s. Durrësi fitoi pavarësi nga metropolet, zgjeroi marrëdhëniet me Atikën e Italinë e Jugut, si dhe me treva të brendshme të Ballkanit.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *