Cila është e vërteta e lejeve për pallat që ka marrë Grida Duma nga Dako?

Bledar Lumani

Kreu i Bashkisë së Durresit, Vangjush Dako ka pranuar më në fund të rrëfejë një nga misteret e kësaj fushate.

Fjala është për mandatin e parë të Dakos në krye të Durrësit, kur ai i ka dhënë një leje ndërtimi për plot tre pallate, rivales së tij të sotme.

“Po- ka pranuar të mërkurën Dako në emisionin “Opinion”, meqënëse Grida më gjeti mik ish deputetin socialist Bardh Agasi, unë e prita.

Ajo më kërkoi një leje në një tokë të familjes së saj.

Ajo ishte edhe pronare toke edhe zhvilluese, d.m.th investitore”.

Dako ka spjeguar se i ka dhënë Dumës një leje të vetme për ndërtimin e tre pallateve.

Nëse ka akuza ndaj meje për mitmarrje apo se i detyroj kompanite e ndërtimin të punojnë me firmën e betonit të tim vëllai për këto le të flasë rivalja ime: a i kam kërkuar para apo a i kam vënë kushte” komentoi Dako në formë pyetjeje.

Share This Article
9 Comments
  • O Gjush nuk ju bo pershtypje fare tashi me eee…i pranoni ne drite te diellit kto allishverishe…procedurat ligjore ma moren te keqen…o Ed do i mblefhesh ti kta horra apo jo se e felliqen fare…

  • përgjigjja e dakos është pak si “shqiptare”!!
    e para:
    -“meqënëse Grida më gjeti mik ish deputetin socialist Bardh Agasi, unë e prita. ”
    përse duhej të të gjente “mik”??nuk ishte një qytetare si të gjithë durrsakët??mos vallë bënte përjashtim kjo nga të tjerët??përse duhej ta prisje në zyrë për një problem që zgjidhet legalisht në rrugë të njëjtë për të gjithë qytetarët e durrësit??
    e dyta:
    -“Nëse ka akuza ndaj meje për mitmarrje apo se i detyroj kompanite e ndërtimin të punojnë me firmën e betonit të tim vëllai për këto le të flasë rivalja ime: a i kam kërkuar para apo a i kam vënë kushte”
    mos harro zotëri se po të pranojë/denoncojë ajo një gjë të tillë?!
    bëhet pjesë në korrupsion!!kështu që ndoshta ty nuk mund të të njollosë,sepse ti do ta mohosh,por veten e saj ajo e nxjerr jashtë loje!!do të quhet o si korruptuese o gënjeshtare!!
    kështu or daki,me një përgjigje të tillë të “zgjuar” ti ke thënë shumë gjëra!!
    mjerë ata që kanë punë me ju!!
    ju jeni korrupsioni i gjallë!!
    “blic”-i sërb kishte shkruar se shqiptarëve i është cakruar drejtimi i ballkanit nga fuqitë e mëdha!me siguri do të ketë qënë për korrupsion!ndoshta këtë e kanë harruar ta thonë!!se për gjë tjetër nuk mund të jemi!!që koka është e pjerdhur!megjithëse është në lartësi të mëdha!!

    • Të gjitha lejet e ndërtimit janë të paligjshme në këtë moment: lejohet vetëm pas zgjedhjeve përsëri. Vangjush Dako nuk njeh ligje, ai është një mafia konkrete, dëgjoi në burg për vite

  • Njera dore lan tjetren te dyja futin parate ne xhepat e politikaneve te majtet ne xhepin e majte te djathtet ne xhepin e djathte. Mjer ata qe nuk kane miq per kryebashkiaket. Po pse jeni kaq karagjoze qe talleni me veten tuaj se populli i kupton te gjitha dhe ju ka bere…..

  • Dako, plehre je edhe ti…Te gjithe duhet te shpronesohen. Te gjithe pa perjashtim.
    Ah Enver ku je? Ngrehu nga vari vetem nje muaj!!!!!!

  • Dako ka thyer ligjet , konkretisht brenda ne durres ka prishur vend strehimet ne toke shteterore e duke ja bashkuar privatit per interesa te majme parash…Jam ing ndert ne nje bashki te madhe prej shume vitesh, ku me flori tma shtrojn, e nuk firmos per prishjen e vendstrehimeve dhe ciper tyre te ndertohet pallat…Qofte ky trimi dako qe i ben keto shkelje te pa faleshme brutale,,dua te shtoj se shume qytetare Durrsake kane bere kallezime penale personalisht kunder dakos e klanin e tij mafioz..

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *