Cila është fatkeqësia e Berishës

redaktor

Të jemi të sinqertë, ne nuk jemi aq “të lumtur” sa politikanët për arritjen “historikë” në letër. Auto lavdërimet, komplimentet e ndërsjellta kanë filluar të na e shpifin. Edhe vizitat e liderëve tanë në Amerikë nuk na japin ndonjë impresion. Populli është pak më kërkues. Ne dëshirojmë që Amerika të vijë në Shqipëri sepse ajo na duhet këtu ku jetojmë. Në punë, në pensione, në spitale, rrugë, drejtësi e kudo. Nuk e dimë fuqinë magjike të këtij “vetingut” po zor se presim ndonjë gjë të madhe. Fundja kush do të jenë vetinguesit? Ne, ata i kemi pasur prej 25 vjetësh. Edhe ligjet po ashtu. Po ku shkuam nën “udhëheqjen” e aktualëve? Ja përse na çohet Saliu i Berishajve e kritikon Amerikë e BE se po na rrëmbejnë sovranitetin. Pika që s’të bie more burrec i pandreqshëm! Pale, na nxorri se janë lidhur me Edi Ramën për të “kapur drejtësine e virgjër”. Si një tutor i këtij sistemi ka mbajtur në prehër prej mëse dy dekadash pjellën imorale që e vetë e mbarsi. Pikërisht ky personazh guxon e flet për drejtësi, bile duke mbjellë me dinakërinë e zezë që e karakterizon fitilat e ndarjes e mosbesimit mes maxhorancës. Si në 97-ën mes Veriut e Jugut. Fatkeqësia e tij është se shqiptarët janë deri në grykë me pisllëqet e tij dhe të pasuesve. Po fatmirësisht popujt nuk vdesin. Ata kanë privilegjin të shohin fundin e së keqes duke i dërguar në djall inkuizitorët e tyre. Profeti.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *